Pompeo reagon për çeljen e negociatave: SHBA do të jetë partneri juaj në çdo hap që do hidhni

368
Sigal

Seketari amerikan, Majk Pompeo ka reaguar pas çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Pompeo thotë se SHBA mirëpret vendimin e BE-së për hapjen e negociatave me të dy vendet dhe i siguron ata që do të kenë mbështetjen dhe partneritetin e SHBA-ve në çdo hap.

“Ne mirëpresim vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë partneri juaj në çdo hap që do hidhni”, shkruan Pompeo, në Twitter.