Plas sherri në opozitën e emëruar nga Rama/ Dokumenti ekskluziv për Ruçin

498
Sigal

Në opozitën e emëruar nga Edi Rama në kuvend, duket se ka plasur sherri.

Sot në një mbledhje të fshehtë, disa deputetë kanë vendosur shkarkimin e Rudina Hajdarit nga kryetare e grupit parlamentar të vetëquajtur ‘demokrat’.

Por ky vendim duket se është marrë në fshehtësi nga deputetët dhe ka sjellë edhe përplasjet e para.

Një nga deputetët e emëruar nga Rama, Halit Valteri e ka kundërshtuar zgjedhjen e Korab Litës në krye të këtij grupit parlamentar dhe i ka bërë një letër Gramoz Ruçit.

Valteri thotë se tërhiqet nga firma që ka vendosur aty dhe deklaron se nuk është marrë asnjë vendim për të ndryshuar drejtimin e grupit.

Valteri ‘kërcënon’ se nëse njihet kreu i ri i grupit, ai do të tërhiqet së bashku me kolegë të tij dhe do të dalin deputetë të pavarur.