Plantacionet e hashashit, gjelbërojnë Shqipërinë

470
Sigal

Zëri i Amerikës/ Hartës së Shqipërisë së Mesme dhe asaj Veri-Perëndimore i shtohen edhe sipërfaqe të reja në Jug të vednit, pasi trafikantët kanë shfrytëzuar situatën elektorale. DASH: Shqipëria më e korruptuara në rajon, investitorët e huaj po arratisen nga vendi

Operacionet e Policisë së Gjirokastrës po zbulojnë vatra të reja të mbjella me bimë narkotike në jug të Shqipërisë. Në harkun e një jave policia ka njoftuar për tre raste të reja narkotikësh ndërkohë që kultivimi ka prekur zonat nga brezi kufitar me Greqinë në zonat e thella të Përmetit, Tepelenës, Këlcyrës dhe Memaliajt. Për herë të parë pas pesë vitesh kultivimi i marijuanës është rikthyer kohët e fundit edhe në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, ku policia ka proceduar penalisht disa persona. Ndryshe nga vitet e tjera policia nuk ka dhënë detaje për numrin e bimëve të shkatërruara në shumë zona, por në disa raste ka njoftuar se ka bërë ndalime personash që akuzohen për kultivim të marijuanës. Takimet e njëpasnjëshme të policisë më njësitë vendore edhe këtë vit nuk kanë mundur të frenojnë kultivimin e marijuanës në këtë qark që njihet nga më problematikët në gjithë vendin, vitet e fundit. Shumica e marijuanës që kultivohet trafikohet drejt Greqisë fqinje për shkak edhe të afërsisë së zonave kufitare. Vetëm muajin korrik policia greke e Janinës ka bllokuar në zonat kufitare me Shqipërinë dhjetëra kilogramë marijuanë dhe ka arrestuar 7 persona. Një rast trafiku u godit ditët e fundit edhe në Pikën Kufitare të Qafë Botës në Sarandë, në kufi me Greqinë, në anën shqiptare, ku policia zbuloi një sasi të madhe narkotikesh dhe arrestoi një person. Trafiku i narkotikëve në rajon ka fuqizuar grupet kriminale të cilat merren me organizimin e kultivimit dhe trafikimin drejt vendeve fqinje. Sipas vlerësimeve të policisë shqiptare trafiku i narkotikëve mbetet edhe krimi ndërkufitar më i përhapur në zonën mes Shqipërisë dhe Greqisë fqinje.