Mblidhet nesër seanca parlamentare e radhës! Zbardhet axhenda

159
Sigal

Pas përgjigjeve të SPAK dhe Prokurorisë së Posaçme, Presidenti Ilir Meta, dekretoi qeverinë “Rama 3”.

Tashmë, pritet që në seancën e radhës plenare, që do të zhvillohet nesër (datë: 16. 09. 2021) në Parlamentin shqiptar, kryeministri Edi Rama, të shpalosë programin qeverisës, si dhe më pas do të bëhet dhe votimi për qeverinë. Pasi të kalohen këto 2 procedura, më pas, qeveria e sapoemëruar duhet të betohen para Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Kujtojmë që Partia Socialiste ka 74 mandate të fituara nga zgjedhjet e 25 prillit, 59 ka fituar Partia Demokratike, 4 Lëvizja Socialiste për Integrim dhe 3 të tjera Partia Social Demokrate.

Po ashtu, vlen të përmendet se në seancën e parë plenare të zhvilluar të premten, u zgjodh me 79 vota pro, e 4 kundër kryetarja e re e Kuvendit, ky post, iu besua ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikollës.