Prof. Dr. Kastriot Islami: Jam dakord me gjermanin Johann, se Rama s’ka plotësuar asnjë kriter

599
Sigal

Jam plotësisht dakord me gjithçka ka thënë gjermani Johann, numri 2 i partisë së kancelares Merkel: Shqipëria s’ka plotësuar asnjë kriter për hapjen e negociatave sepse qeveria s’ka vullnet politik… Prej kohësh kam argumentuar se qeveria Rama s’ka plotësuar asnjë kriter.. se Rama s’dëshiron dhe s’punon që të plotësohen kriteret për hapjen e negociatave…Ndjehem krenar, që njëlloj si gjermani Johan., madje më shumë se ai: dua që Shqipëria të fillojë sa më shpejt negociatat; por njëkohësisht dua që Shqipëria të plotësojë të gjithë kriteret e duhura për të hapur negociatat. Nga ana tjetër, njëlloj si Johann, madje shumë me herët mendoj se: asnjë kriter s’është plotësuar…as ato lidhur me reformën në drejtësi…; as ato lidhur me luftën kundër korrupsionit, veçanërisht kundër korrupsionit të nivelit të lartë…as ato lidhur me luftën kundër krimit të organizuar,,,pra asnjë nga kriteret kryesore… Duhet të përfundojë vetingu i gjyqtarëve e prokurorëve të instancave të larta dhe i organeve të apelit; Duhet të fillojë procedimi penal ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të cilëve u janë provuar vepra të dënueshme në procesin e vetingut duhet…Duhet të fillojë puna e Gjykatës Kushtetuese, e SPAK dhe e gjykatave të instancave të larta…Duhet të luftohet në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme trafiku i drogës… Duhet të korrigjohen të gjithë rastet që lidhen me shkeljen e ligjit të shërbimit civil për emërimin e zyrtarëve të lartë të Ministrive dhe në drejtoritë e administratës publike…; Duhet që parlamenti të përfundojë brenda vitit 2018 reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE e BE; ky është një kusht i domosdoshëm për deputetët dhe Kuvendin…Janë miratuar shumë ligje dhe janë marrë shumë vendime për të luftuar korrupsionin por është bërë shumë pak konkretisht për të luftuar korrupsionin…Janë kapur disa “peshq të vegjël”, por peshqit e mëdhenj kanë depërtuar jashtë rrjetës…Nuk ekziston shteti ligjor dhe ligji nuk zbatohet njëlloj dhe i barabartë për të gjithë… Nuk ekziston sundimi i ligjit… Tahiri është “peshk i madh”…dhe në këtë rast janë shkelur hapur parimet e shtetit ligjor…Ministri Xhafaj duke iu referuar vëllait të tij është në konflikt interesi…Nëse Xhafaj mbetet në detyrë, ky konflikt interesi s’zgjidhet…Për rastin Xhafaj duket se s’ka vullnet për të praktikuar standardet ligjore evropiane… Rasti Xhafaj pengon hapjen e negociatave…Dhe se fundmi, njëlloj si gjermani Johan mendoj se: Shqipëria duhet të fillojë negociatat, por e Vërteta dhe Problemet s’mund injorohen…Shqipëria ka disa pengesa jo të mëdha, por që mund të kapërcehen, nëse qeveria ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar dhe për të respektuar e zbatuar ligjin e rendin…