Hahn: Me qëndrime delirante dhe kërcënime prej arroganti, Shqipëria nuk është në rrugën e duhur

638
Sigal

Johannes Hahn, komisioneri i BE foli dje nga Vjena, për zgjerimin, pasi është njohur me vlerësimet dhe qëndrimet e vendeve kryesorë të BE, Gjermanisë, Francës, Holandës, Danimarkës… lidhur me realitetin shqiptar ka mbajtur një qëndrim realist për hapjen e negociatave: Deliret dhe Kërcënimet e disave (nga politika shqiptare) për alternativa të tjera ndryshe nga BE nuk janë rruga e duhur për t’u bërë pjesë e unionit. Komisioneri Hahn, që është një dashamirës i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe ka luftuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë e shqiptarët. Komisioneri Hahn i kujton Ramës deklaratat nacionaliste: “Nëse Shqipëria s’pranohet në BE do të bashkohet me Kosovën…”. Nëse Shqipëria s’pranohet në BE, do të gjejë vende të tjera për t’u bashkuar (duke nënkuptuar Rusinë, Turqinë…). Komisioneri Hahn duke pasqyruar neverinë që kanë Merkel e liderë te tjerë evropianë për këtë drejtues narcizist që ka si model Erdoganin dhe njëkohësisht kërkon takime me Merkel e Makron për të shtrënguar duart e bërë foto për të gënjyer shqiptarët, i ka bërë të qartë: Me këto qëndrime delirante dhe kërcënime prej arroganti Shqipëria nuk është në rrugën e duhur… se negociatat nuk mund të hapen, pavarësisht se dëshira e të gjithëve është, që Shqipëria dhe shqiptarët të jenë sa më shpejt në Evropë…