PL zgjodhi dy drejtues të rinj, Meta: Çështja e pensioneve dhe sportit janë dy prioritete të rëndësishme për ne

9
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka prezantuar ditën e sotme dy drejtuesit e rinj të zgjedhur mbrëmjen e djeshme (27 mars) nga kryesia e partisë.

Sekretar për çështjet e Pensioneve u zgjodh Ramadan Kondi, për të cilin Meta tha se arsyeja e zgjedhjes së tij, i cili nuk ka qenë pjesë e PL ka të bëjë me eksperiencën e tij të gjatë si drejtues.

Ndërkohë që Sekretar i Partisë së Lirisë për Sportit u zgjodh, Adriatik Hoxha. Meta  tha se Hoxha është një rekordmen, një kampion ende në fuqi në fushën atletikës, si edhe ka një eksperiencë 22 vjeçare jo vetëm si sportist, por edhe si drejtues në fushën e sportit.

Deklarata për shtyp e Kryetarit të Partisë së Lirisë z. Ilir Meta

Është kënaqësi të prezantoj sot, dy drejtues të rinj të Partisë së Lirisë, të zgjedhur mbrëmë nga kryesia e Partisë së Lirisë, për dy prioritete shumë të rëndësishme të forcës sonë politike.

Në rradhë të parë kënaqësi të prezantoj zotin Ramadan Kondi, si sekretar i PL. për çështjen e pensioneve, që është një prioritet madhor për Partinë e Lirisë.

Për këtë kemi një program shumë të qartë në të gjithë elementët e tij, për sa i takon aspektit institucional, ligjor, por dhe faturave financiare përkatëse.

Arsyeja përse kemi zgjedhur zotin Ramadan Kondi, i cili nuk ka qenë pjesë e PL, deri tani. Ka të bëjë pikërisht me eksperiencën e tij të gjatë si drejtues, deri në Kryetar Komiteti në Përmet.

Drejtor i Bankës në Përmet, gjithashtu dretues në shumë fusha të tjera, në fushën e thesarit edhe në Tiranë, edhe në Ministrinë e Financave, por dhe anëtar i Bordit Drejtues të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve.

Pra, ka të gjithë eksperiencën, formimin, por mbi të gjitha eksperiencën, për të kontribuar dhe për të treguar lidership në këtë prioritet madhor, që ka PL., dhe që mendoj që është problem për çdo familje shqiptare, jo vetëm për 700 mijë pensionistë në vendin tonë.

Së dyti, dua të prezantoj edhe Sekretarin e Partisë së Lirisë për Sportet, zotin Adriatik Hoxha. Sporti është një tjetër prioritet madhor për PL. dhe për Ilir Metën në mënyrë të veçantë.

Në mënyrë që t’i edukojmë të rinjtë në një mënyrë të shëndetshme, e cila i largon nga veset, por që gjithashtu forcon karakterin, personalitetin,për të përballuar sfidat në jetë.

Dhe sigurisht, mbështetje shumë herë më e madhe dhe konkrete, për sportin, për terrenet sportive, për sportistët, për ish-sportistët, të cilët vuajnë një indiferencë të jashtëzakonshme dhe mungesë mbështetje.

Për këtë kemi zgjedhur, një rekordmen, një kampion ende në fuqi, siç është zoti Adriatik Hoxha.

Një kampion i jashtëzakonshëm në fushën e atletikës, i renditur ndër 5 sportistët në të gjitha disiplinat. I dekoruar me Titullin ‘Mjeshtër i nMadh’.

Ka 22 vite eksperiencë jo vetëm si sportist, por dhe si drejtues në fushën e sportit. Ka qenë dhe anëtar pranë Komitetit Drejtues të Komitetit Olimpik Shqiptar në vitet 2012-2016.

Dhe përveç eksperiencës në fushën e sportit, ka një eksperiencë të mirë në fushën e ligjeve, të cilat janë shumë të rëndësishme për tu parë, në përputhje me politikat tona për sportet.

Ka një përvojë administrative shumë të lamirshme, dhe një vizion shumëtë qartë në këtë drejtim. Unë I falenderoj që kanë pranuar të aplikojnë dhe të marrin përsipër, këtë përgjegjësi të madhe, si në fushën e pensioneve.

Që e theksoj dhe njëherë është prioritet madhor i PL dhe Ilir Metës në mënyrë të veçantë, edhe në fushën e sporteve, që përveç prioritet madhor, por është dhe një dashuri e pafundme për mua.

Unë besoj se së bashku me Adriatikun do të bëjmë një punë shumë të madhe,  për të përmbysur një herë e mirë sjelljen e politikës përgjegjëse, që shumë shpejt, por dhe të Parlamentit që ka përgjegjësitë e veta.

Sa i takon ligjeve që duhen bërë, që duhen përmirësuar. Pasi nuk ka investim më të mirë, më të leverdisshëm për një shtet, se sa te sporti.

Te sporti jo vetëm si kompeticion, si përfaqësim dhe ne e ndiejmë sa herë, që kampionet tona marrin medalje ari, argjendi, në kompeticione europiane, botërore, ndiejmë krenari.

Por te sporti, si edukatë për çdo fëmijë, për çdo të ri, por edhe si edukatë për çdo qytetar. Në mënyrë që të kemi një shoqëri sa më të shëndetshme.

Dhe kjo është edhe rruga që të investojmë, apo të pakësojmë shpenzimet në shëndetësi.

Po të investojmë më shumë në sport, do të detyrohemi të investojmë shumë më pak në shëndetësi nesër..

Faleminderit. Dhe i uroj të dyve punë të mbarë, dhe I ftoj të gjithë profesionsitët si në fushën e financave, të sigurimeve të bashkëpunojnë me zotin Ramadan.

Edhe të gjithë sportistët, me zotin Adriatik.