Pezullimi i Veting-ut, raportuesit e KiE te Manjani

415
Sigal

Gazeta Telegraf/

Gjashtë ditë pas
vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ngriu zbatimin e ligjit të Veting-ut,
në kuadër të reformës në drejtësi, raportuesit e Këshillit të Evropës kanë
kërkuar më shumë informacion mbi situatën pranë ministrit të Drejtësisë, Ylli
Manjani. Gjatë takimit me raportuesit Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly, Manjani
deklaroi se në rrafshin politik është hedhur një hap shumë i rëndësishëm për sa
kohë nuk kishte ndasi për votimin e reformës në drejtësi. Ndërsa për sa i takon
implementimit të reformës, e cila duhet të niste pikërisht me ligjin e
pezulluar të Veting-ut, duhet të pritet mendimi i Komisionit të Venecias.
Zbatimi i ligjit të ri për kompensimin e ish-pronarëve ishte një tjetër çështje
për të cilën u interesuan zyrtarët e Këshillit të Evropës gjatë takimit me
ministrin Manjani.