Petrit Vasili thirrje SPAK për fshehjen e vdekjeve nga koronavirusi: Hetoni! Në mos në emër të ligjit, të paktën për moralin

175
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme që të nisë hetimet në lidhje me fshehjen e viktimave nga Covidi në vend.

Duke iu referuar një artikulli të “The Economist”, ku thuhet se numri i personave  që kanë ndërruar jetë nga pandemia varion mes 12 dhe 15 mijë, Vasili kërkon nga SPAK zbardhjen e skandalit.

Sipas tij, prestigjozja britanike “The Economist”, provoi akuzat e ngritura nga LSI për fshehje të numrit të vdekjeve nga Covidi në funksion të propagandës së qeverisë për mirëmenaxhim të pandemisë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

SPAK heto per vdekjet nga Covid, ne mos ne emer te ligjit te pakten ne emer te moralit?

Publikimet nderkombetare shume autoritare qe nga FMN kohe ma pare e deri tek The Economist sot, kane argumentuar se shifrat reale te vdekjeve nga Covid-19 jane shume here me te larta se ato te raportuara nga qeveria, pra realisht kane provuar fshehjen e vdekjeve nga Covid nga qeveria rilindase.

Kemi argumentuar prej kohesh se vdekjet nga Covid fshiheshin nga qeveria ne funksion te propagandes se saj.

Vdekjet reale jane te pakten 5 here me shume nga ato raportuara nga qeveria.

Kemi treguar me fakte se edhe shifrat e vdekjeve nga Covid te raportuara nga vete Bashkite rilindase ishin me te larta se ato, qe qeveria bente publike.

Pra eshte shume e qarte, qe pushteti eshte shperdoruar kriminalisht dhe ka fshehur vdekjet per te ushqyer propaganden mashtruese te tij e per te nxjerre se gjoja qeveria po administronte si duhej situaten.

Asnje nuk ka harruar histerite e kryeministrit dhe ministrave te tij kur ne kor genjenin paturpesisht dhe benin alibine e fshehjes se ketij skandali.

Te njejten gje kane bere edhe disa profesioniste moralprishur te mjeksise, qe per arrivizem personal apo per servilizem dhe akaparim te qeverise u leshuan publikisht ne krah te saj per te mbuluar kete krim shteteror duke shkelur mbi shkencen etiken dhe moralin e mjekut.

Sot eshte koha e te vertetes, qe nuk mund te mbulohet më.

Shprehja alibike e famshme e qeverise : “keshtu ndodh ne te gjithe boten” nuk e shfajson dot ate sepse ne mes jane vdekjet e fshehura dhe perdorimi kriminal te fatkeqesise njerezore.

Asnje hetim i hapur per kete çeshtje kaq te rende.

SPAK tundu, leviz shperdorimi i detyres ulerin.

Kaq te mberthyer per fyti nga qeveria jeni qe nuk flisni e nuk hapni dot as edhe nje dosje te vetme per nje veper kaq te rende

Ç’dreqin duhet kjo farë Drejtesie e Re, qe s’vepron as per fshehjen e vdekjeve.

Duhet tu nxihet faqja atyre, qe flasin per kete Drejtesi te Re, qe behet ortake de Facto me fshehjen e vdekjeve te qeverise.

SPAK ne se nuk levizni dot ne emer te ligjit levizni te pakte ne emer te detyrimit moral dhe njerezor te kujtimit te atyre, qe humben jeten nga Covid dhe vdekja e tyre u fsheh dhe u perdor ligesisht nga qeveria.