Petrit Vasili: Talebanizmi i 11 majit dhe pandemia e analisteve si Ali Kimiku i Sadamit!

30
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë,Petrit Vasili sulmon ashpër propagandën mediatike pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e quajtur atë një “talebanizëm politik” dhe një “pandemi analistësh” të krahasueshëm me Ali Kimikun, ish-ministrin e propagandës së Sadamit.
Ai akuzon një numër të madh analistësh e komentatorësh televizivë si zëdhënës të propagandës së Edi Ramës, të cilët, sipas tij, prodhojnë analiza të rreme, qesharake dhe me mesazhe të parapërgatitura nga qeveria. Vasili kritikon ashpër përfshirjen e administratës në blerjen e votave, dhunimin e institucioneve dhe deformimin e zgjedhjeve, duke i cilësuar këto si veprime të paligjshme dhe antidemokratike.
Në fund, ai bën thirrje për përbuzje ndaj këtyre figurave mediatike, që sipas tij nuk i duhen askujt veçse pushtetit dhe përfaqësojnë degradimin e medias shqiptare.

Postimi i plotë:

Askush nuk e ka harruar Ali Kimikun qesharak, Ministrin e Propagandes te Sadam Husesinit, qe propagandonte fitoret, ndersa marinsat amerikanë e rrembyen per zverku dhe drejtesia me pas e denoi me vdekje.
Nje pandemi e vertete analistesh alla Ali Kimiku, ca te rinj e ca pleq, nga te cilet 99% te vetquajtur te tille, ka pushtuar banaqet, intervistat dhe cdo cep e rrëzë te hapesires televizive.
Te gjithe njeri me qesharak se tjetri tjerrin e ç’tjerrin vetem propagande rilindase, teza idiote, analiza te pijaneceve te kafeneve te fshatit, konkluzione prej budallenjsh dhe fake arsyetime vetem e vetem per te legjitimuar qelbërsihanen e 11 majit.
Keta anetare te nje brigade mediatike çdo mengjes, ashtu si dikur Ali Kimiku nga Sadani, marrin mesazhin e dites nga Edi Rama, se cfare do te brockollisin neper banaqe si nje kor bretkocash moçali.
Te debilizuar gjer ne shemti, “kompetetentet” pertypin e ripertypin shifra, qe jane thjesht produkte vjedhjes dhe mashtrimit te para, te filmuara e te dokumentuara, si kurre me pare, te nje baderdie, qe vetem nje turme talebanesh politike mund ta prodhonin.
Pjestaret e pandemise tmerrohen po ti pyesesh se pse ligjet u dhunuan, instutucionet dhe nepunesit e shtetit u leshuan si hordhi per vota kur kane detyre tu sherbejne shqiptareve, pse u derdhen rrugeve rrugaçe e krininele, se pse fshihnin surreterit perpara kamerave kur dilnin si minj nga zyrat ilegale lloj e soj patronazhistesh, se pse mijra vota dalin teper, se pse qindra milion euro taksa i perdor qeveria per te blere vota, se pse dhunohet Kodi Zgjedhor dhe pse dita e zgjedhjeve ishte nje pushtim shteteror i qendrave te votimit.
Ne cfare vendi europian i kane pare keta Ali Kimikë mediatikë rilindas keto zgjedhje, keto skena mizerabel dhe kete shpartallim te çdo standarti minimalisht normal te zgjedhjeve.
Kjo pandemi e ketyre personazhesh te çorbes se qelbur te rilindjes eshte shfrenimi i njerezve te shplare nga personaliteti, qe urrejne pa fund vendin e tyre.
Keta Ali Kimikë, personazhe pa asnje moral shesin moral banaqeve ne emer te çorbes.
Keta personazhe te debilizuar intelektualisht i bejne sherbim alibise se krimit shteteror dhe shkaterrimit te vendit e demokracise duke u bere totalisht pjese e krimit dhe avokate te tij.
Keta Ali Kimikë personazhe pandemike mediatkë jane pasqyra e mjerimit me te madh te medias shqiptare, qe po perjeton ditet me poshteruese te saj, ditet e perdhosjes se misionit te saj, duke e bere zedhenese e krimit elektoral dhe armike e qytetareve.
Perbuzini dhe neveritini Ali Kimikët rilindas, qe nuk i duhen as dreqit pervecse Rames dhe qe gjallojne prej supes se tij.