Nenet raciale që ju shtuan sot kodit penal nga Kuvendi Shqipërisë?!

262
Sigal

Nga Avokat Kujtim Cakrani

As regjimi nazistë nuk guxoi të bënte ligj ku të dënonte të sëmurët me virus të përkohëshëm…
Gënjejnë të gjithë ata juristë dhe avokatë që thonë se:
Edhe vendet e BE e kanë në kodin penal një parashikim të tillë..
Në shqipëri edhe avokatët janë të ndarë pro pushtetit dhe kundër tij…
Juristët gjithashtu, pro pushtetit dhe kunër tij….
Ky është turp!
Po si mund të bëhen palë me pushtetin e radhës dhe të shkelësh mbi parimet e shtetit të së drejtës…
Turp për këta avokatë që bëhen palë me një pushtet që në 7 vite qeverisje ka ndërhyrë në kodin penal plotë 5 herë, dhe në të gjitha rastet ndryshimet janë bërë duke ashpërsuar dënimet për qytetarët…