Denoncon kreu i PD së Beratit: Pronarët e autobusëve janë kërcënuar

455
Kreu i Partisë Demokratike në Berat Gazment Azizi ka denoncuar sot publikisht një ngjarje sipas tij të paprecedentë, ndërsa theksoi se pronarët e autobusëve që do niseshin drejt Tiranës me qytetarë që do i bashkoheshin protestës së opozitës, janë kërcënuar.
Sipas Azizit, fill pas këtyre kërcënimeve, pronarët e këtyre mjeteve nuk janë nisur drejt kryeqytetit. Nga Berati janë nisur 6 autobusë dhe 50 makina. Ndërkohë, nga qyteti i Kuçovës janë nisur 3 autobusë.
Sakaq, dhjetëra autobusë me protestues janë nisur dhe nga rrethet e tjera të vendit, që pritet t’i bashkohen tubimit të sotëm që nis në orën 12:00, ndërsa nuk dihet se kur do të përfundojë.
Sigal