Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar ditën e sotme disa pamje të takimeve të Edi Ramës, ku kryeministri shfaqet pa maskë mbojtëse kundër koronavirusit.
Vasili shprehet se i njëjti kryeministër që gjobit shqiptarët për mos mbajtje maske, jep vet shembullin më të keq të mundëshëm.
“Rama gjobit shqiptarët, por jo veten e tij. Shiheni vetë këtë harbutin, qe guxon e flet për rregullat e pandemisë. Është po i njëjti harbut kryeministër, i cili po në ambient të hapur flet një herë me maskë dhe një here pa maskë.”,- shprehet Vasili në postimin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale.
Reagimi i tij i plotë:
Rama gjobit shqiptaret, por jo veten e tij!!
Shiheni vete kete harbutin, qe guxon e flet per rregullat e Pandemise.
Eshte po i njejti harbut kryeminister, i cili po ne ambient te hapur flet nje here me maske dhe nje here pa maske.
Apo ky eshte kryeminister dhe nuk gjobitet.
Ndersa mbi 100 mije shqiptaret jane gjobitur pa meshire nga sejmenet e ketij harbutit.
Eshte po ky harbut, qe largon dhunshem gazetaren Edon Haklaj, ndersa per masken per veten ka standart tjeter.
Çfare kryeministri, cfare qeverisje e ndyre, armike e qytetareve!!
























