Petrit Vasili: Qeveria e Rilindjes po ndalon shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe që të vijnë e të votojnë

182
Sigal

Ditën e sotme, Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili më anë të një postimi të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale ka denoncuar një tjetër shkelje nga ana e qeverisë së “Rilindjes”.

“Qeveria e Rilindjes po ndalon shqiptarët që jetojnë në Britanine e Madhe qe të vijnë të votojnë”,- shprehet Vasili në denoncimin e tij.

“Për momentin në Britaninë e Madhe fluturimet ndërkombëtare janë të ndaluara me ligj, përveç rasteve të emergjencave dhe PËR TË VOTUAR NË ZGJEDHJE. Ndërsa Qeveria Britanike i lejon shqiptarët të udhëtojnë për të ushtruar të drejtën kushtetuese, Komiteti i Ekspertëve të Edi Ramës po ndalon të drejtën themelore për të zgjedhur.”,- shprehet Vasili më tej në denoncimin e tij.

 

Denoncimi i tij i plotë:

Qeveria e rilindjes po ndalon shqiptarët që jetojnë në Britanine e Madhe qe të vijnë të votojnë!!
Shqiperia vazhdon te bllokoje ne menyre skandaloze sërish fluturimet me Britanine e Madhe edhe për dy javë te tjera.
Arsyetimi absurd i koronavirusit ka zero vlere,sepse ndërkohë Britania e Madhe ka numrin më të ulët në Europë të infektimeve dhe fataliteteve dhe numrin më të lartë të vaksinimeve.
Nderkohe qe nuk ekziston ky bllokim i fluturimeve me shtete te tjera, qe kane shifra shume me te larta te infektimit nga Coronavirusit
Për momentin në Britanine e Madhe fluturimet ndërkombëtare janë të ndaluara me ligj, përveç rasteve
të emergjencave dhe PËR TË VOTUAR NË ZGJEDHJE.
Ndersa Qeveria Britanike i lejon shqiptarët të udhëtojmë për të ushtruar të drejtën kushtetuese Komiteti i Ekspertëve të Edi Ramës po ndalon të drejtën themelore për të zgjedhur.
Në Britanine e Madhe ka shumë votues të opozitës, që po pengohen të votojnë.
Komiteti i Eksperteve te Edi Rames te heqe urgjentisht bllokimin e fluturimeve me Britanine e Madhe dhe te mos vazhdoje te behet më pjese e pisllekut politik te Edi Rames se tmerruar nga humbja.