Topalli: Zgjedhjet nuk plotësuan standardet, PD betejë të vështirë përpara

450
Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin e saj social Facebook, pas përfundimit të numërimit të votave në Shkodër. Topalli shprehet se Me mire se kushdo tjetër e di sa e vështirë është te jesh ne gare kur vota blihet, kur bandat intimidojne e frikësojnë. Më tej ajo shton se zgjedhjet e 21 qershor 2015 nuk i plotësuan standardet dhe për këtë PD ka nje beteje te vështirë përpara.
“Mbrëmë pas mesnate shume te rinj me uronin pas nxjerrjes se rezultatit përfundimtar për Shkodren. Ato kishin qene edhe komisionere dhe me te drejte ishin aq te lumtur qe ia kishin dale me një rezultat pozitiv për qytetin tone te dashur. I njoh personalisht këto te rinj e te reja ,e di sa idealiste janë, sa i shkëlqen fytyra nga shpresa për jetën edhe pse shume janë te papune, e di sa shume kane punuar, e mbi te gjitha e dij sa borxh i kemi ketij brezi. 
E kuptoj se duke qene me dite te tera te përfshirë ne procesin e numërimit ndoshta nuk kane ndjekur rezultatet ne gjithë Shqipërinë, ndoshta mbrëmë ishin aq te gëzuar sa nuk kujtoheshin për rezultatet ne tërësi, ndoshta ndonjëri kishte lexuar me titra ose kishte dëgjuar se ne shkalle Republike , PD kishte bere hap para, apo se kjo ishte fitore. Një tjetër jo i ri me tha : a te kujtohet ’91? Edhe atëherë ishte pothuaj vetëm Shkodra…dhe ..shtoi …”por….ne atë kohe ishte kohe idealesh , ne atë kohe kishte shprese..ne atë kohe .”….dhe nuk e zgjati se krahasimi e pa se nuk shkonte. Unë me shpirt i përgëzova te rinjtë dhe po ashtu falënderoj qytetaret e Shkodres, demokratet, komisionarët, numëruesit, vëzhguesit dhe i uroj suksese e pune te mbare Voltana Ademit. Por unë jam e trishtuar për rezultatin ne shkalle Republike. 
Me mire se kushdo tjetër e di sa e vështirë është te jesh ne gare kur vota blihet, kur bandat intimidojne e frikësojnë. Por këtë e dinim, qe nga qershori i 2013 dhe me pas ne zgjedhjet e Korçës kur u pa me zë dhe figure si blihej vota. Zgjedhjet e 21 qershorit 2015 nuk plotësuan standardet , por edhe kjo nuk është se na zuri gafil. Ne nuk kemi fituar , dhe as kemi bere hap te madh përpara. Nëse diferenca është ulur tek kandidatet ajo ka ardhur se vërtet kemi shtuar vota , por kryesisht se Ashe ka humbur me shume se kemi shtuar ne. Por edhe tek vota e kandidateve ne jemi minus 11%, apo minus 199 mije vota. Ne kemi humbur ne shumicën absolute te bashkive. Harta është pothuaj krejt mavi dhe si PD kemi 20%, ndërkohë si koalicion jemi me minus 482 mije vota. PD ka një beteje te vështirë përpara. Por PD duhet te shikoje me shume nga vetja.
Sigal