Petrit Vasili: Pas fitores së 25 prillit, opozita do të anulojë ligjin për vettingun në polici

155
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi sot se opozita e bashkuar, pas fitores së 25 prillit do të anulojë ligjin për vettingun në polici.
Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se ky ligj është zbatuar në mënyrë preferenciale, politike dhe është kthyer në mjet shantazhi për punonjësit e Policisë së Shtetit.
“Ligji i Vettingut u shndërrua në mjet shantazhi për policin e thjeshtë. Vetingu u shnderrua ne alibi për krerët e inkriminuar të Polici së Shtetit”,- tha nënkryetari i LSI.