Rilindja ka shpërdoruar dhe vjedhur 7 miliard euro

472
Sigal

Flet Marinela Ziu, Drejtuese e zyrës së anti-korrupsionit: Oligarkët e Rilindjes nëpërmjet aferave korruptive, tenderave dhe PPP-ve i zhvatën buxhetit të taksapaguesve 1.1 miliard euro vetëm për 2020 dhe në 8 vite sipas KLSH-së 7.2 mld. euro. Vetëm në tre vitet e fundit janë pastruar 1.6 mld euro dhe 41% e tenderave janë dhënë pa garë. Në vitin e pandemisë 2020 janë dhënë 190 mln. euro tendera luksi , makina, dieta, udhëtime jashtë shtetit dhe në 8 vite 1.8 mld. Euro. Ja shifrat e plota

 

“Vetëm K.L.SH parashikon 7.2 miliardë euro, buxhet të shpërdoruar, buxhet të vjedhur, që është një shifër e frikshme.”

Marinela Ziu, Drejtuese e zyrës së anti-korrupsionit në PD në një intervistë dhënë për gazetaren Eljana Hoxha,  foli për lidhjen e krimit me pushtetin, gjë që u treguar dhe në përgjimet e publikuara nga antimafia italiane dhe denoncimet e papërfillura ndaj qeverisë në këto tetë vite abuzime të tyre me tenderat dhe fondet publike. Zonja Marinela Ziu tregon për abuzimet që bëhen me ndërtimet e “kullave”, duke e kthyer Bashkinë e Tiranës, në një “lavatriçe” të madhe të pastrimit të parave të pista në funksion të mafies. Ziu flet dhe për “haraçin” 20%, të trashëguar nga një kryetar bashkie tek tjetri. Gjithashtu, Drejtuesja e zyrës së anti-korrupsionit, i bën thirrje SPAK-ut që të fillojë një hetim rreth këtyre ngjarjeve.

– 1.6 miliardë euro, para të pista janë pastruar në vitet 2017-2018-2019
– Në vitin 2017 janë pastruar 320 milionë euro
– Në vitin 2018 janë pastruar 500 milionë euro
– Në vitin 2019 janë pastruar 700 milionë euro

– Marinela nuk është hera e parë që ne flasim për çështje të tilla apo jo, dhe nuk është sinjalizimi i parë qoftë edhe referuar denoncimeve të njëpasnjëshme që kanë ardhur nga PD sa i takon lejeve të ndërtimit apo jo? Nëse mund ta përqëndrojmë këtu fillimin e diskutimit.

– Në fakt keni shumë të drejtë, në këto 8 vite PD ka denoncuar me prova dhe fakte kriminalizimin e politikës. Lidhjen e krimit me pushtetin, lidhjen e mafies me majën më të lartë, dhe këtë treguan në fakt përgjimet e fundit të antimafies italiane, treguan që Kryeministri, Kryetari i Bashkisë ishin të lidhur drejtpërsëdrejti me mafien, në funksion të pastrimit të parave të pista. Dhe ne këtë e kemi denoncuar çdo ditë të këtyre 8 viteve, ju kujtoj këtu që të gjitha tenderat, konçesionet, partneritetet publike private, lejet minerare, ankandet, investimet strategjike qoftë edhe lejet e ndërtimit kanë qenë të taksura për persona me rekorde kriminale. Për përsona me rekorde të tmerrshme kriminale të lidhur dhe me mafien si në rastin e përgjimeve të fundit apo për shoqëri të cilat krijohen vetëm  një ditë para së të përtifojnë tenderin, konçesionin, lejen apo çdo kontratë tjetër publike. Kemi gjithmonë të tejfryra fondet, fondet limite dhe pikërisht përgjimet treguan shumë qartë se ekzistone edhe haraçi 20%, tek të gjitha kontratat publike të dhëna, pra unë mendoj që sot çdo qytetar shqiptar edhe ai më skeptiku, është i vetdijshëm që PD ka pasur të drejtë në 8 vitet e denoncimit të të gjitha aferave korruptive të kësaj qeverie, të kriminalizimit të kësaj qeverie. Nga ana tjetër përgjimet treguan shumë qartë se, ka një lidhje të pashmangshme të mafias më pushtetin, të krimit me pushtetin, është një lidhje, një shenjë barazie midis të dyjave. Gjithashtu ajo që është shumë e rëndësishme dhe që është absolutisht objekti i diskutimit sot, janë lejet e ndërtimit të dhëna në funksion të pastrimit të parave të pista. Ne këtu e kemi diskutuar edhe më herët dhënien pa kriter të lejeve të ndërtimit, gjithmonë në kundërshtim me ligjin, lidhjet e pushtetit me persona me rekorde kriminale, por ama ka qenë një sërë institucionesh përveç PD-së, që ka 8 vite që denoncon, një sërë institucionesh ndërkombëtare, që në raportet e tyre të paktën vitet e fundit po e ngrenë këtë shqetësim të jashtëzakonshëm sepse lidhet dhe me vendet europiane, dhe në fakt pikërisht kriminalizimin e shtetit me lidhje të drejtpërdrejta me krimin dhe mbi të gjitha pastrimin e parave të pista më pas e ka denoncuar apo e ka reportuar mjaft qartë Transparancy International, gjithashtu Doing Buissnes, njëkohësisht Indeksi i Bazelit, që të treja janë në të njëjtin zë ku denoncojnë korrupsionin në nivelet më alarmante të tij, dhe nga ana tjetër denoncojnë pastrimin e parave të pista, veçanërisht kthimin e Bashkisë së Tiranës në një “lavatriçe” të pastrimit të parave. Dhe madje një nga raportet më të rëndësishme është ai i Iniciativës Glodale kundër krimit të organizuar. Unë në fakt do të doja të analizoja faktet e raportit, ndërsa dje kam analizuar dhe faktet zyrtare se çfarë thotë INSTAT-i në lidhje me lejet e ndërtimin. Raporti parashikon se të paktën në vitet 2017-2018-2019, janë pastruar para të pista në vlerën 1.6 miliardë euro, që është një shifër katastrofike, abosolutisht e frikshme. Sipas tyre vetëm në vitin 2019, janë dhënë 1.5 milionë m2 truall për leje ndërtimi vetëm për Tiranën, sepse ky ishte dhe shqetësimi kryesor i raportit, ka shënjestruar pastrimin e parave në të gjithë Shqipërinë, por mbi të gjitha fokusi është Bashkia Tiranë. Në fakt nuk është e nevojshme të na i thonë raportet mjafton të dalim në qendër të Tiranës, ku gjithë qendra është kthyer në kantier ndërtimi, apo të shkosh në Dajt dhe kë përballë Tiranën që është kthyer në një xhungël me kulla. Duke iu rikthyer raportit, aty theksohej se në 2017 janë pastruar 320 milionë euro, në vitin 2018 janë pastruar plot 500 milionë euro dhe në vitin 2019, 700 milionë euro, pra një total prej 1.6 miliardë eurosh, prandaj dalin lejet e ndërtimit në përgjimet e antimafies italiane, sepse në fakt lejet e ndërtimit janë jo vetëm një mekanizëm dhe një makineri për pastrimin e parave të pista, por nga ana tjetër nqs i referohemi përgjimeve ku deklarohej se fitimi mund të ishte rreth 3500 euro sepse kosto e ndërtimit për m2 është 500 euro, por ndërkohë shitet 4000 euro. Pra imagjino se sa është fitimi si pasojë e ndërtimit, e kullave në territorin e Bashkisë Tiranë dhe kjo është arsyeja pse nuk ka ngelur asnjë hapësirë publike në Tiranë, asnjë hapësirë e gjelbër dhe nuk është lënë centimër e qendrës pa u kullëzuar, pra pikërisht raporti i Iniciativës Globale kundër korrupsionit ishte pikërisht lejet e ndërtimit veçanërisht në Bashkinë Tiranë, që është lavatriçja më e madhe e pastrimit të parave. Ndërkohë pas analizimit të të dhënave zyrtare të INSTAT-it, më rezultoi se në periudhën 5 vjeçare, ku zoti Veliaj është në krye të bashkisë, janë dhënë zyrtarisht 3 milionë m2 truall për leje ndërtimi, për ndërtimin e 1082 kullave mbi 6 kate dhe 540 kullave mbi 10 kate. Pra imagjinoni pak sesa para të pista po pastrohen dhe imagjinoni sesa fitim dhe sa do të fuqizohen këto grupe kriminale nga shitja e këtyre kullave, apartamenteve, ku edhe nga përgjimet e theksoj dhe një herë, se kostoja për metër katror ishte 500 euro dhe shitej deri në 4000 euro.

– 3500 euro është fitimi për 1 m2, të ndërtuar në kullat me kosto ndërtimi 350 euro për m2, por që shitet 4000 euro m2

Si implementohet, në ç’mënyre i jep lejet e ndërtimit ?

Në fakt do të thoja dhe një detaj tjetër dhe pastaj vazhdojmë me lejet e ndërtimit. Në fakt te pjesa e INSTAT-it ishte shumë e rëndësishme sepse aty theksohej edhe një shifër. Ata theksonin shifrën 2.2 miliardë euro kosto ndërtimi në Bashkinë Tiranë dhe sërish duke iu referuar përgjimeve ku deklarohej qartë 20%, dhe nqs ju referoheni përgjimeve do të thotë që, nëse në Bashkinë e Tiranës janë investuar 2.2 miliardë euro, 20% i këtij 2.2 miliardëshi, do të thotë 440 milionë euro të cilat janë përfituar si haraç nga Kryetari i Bashkisë vetëm nga lejet e ndërtimit, gjithmonë duke u bazuar te përgjimet dhe tek të dhënat zyrtare. Këto leje ndërtimi përfitohen tërësisht në kundërshtim me ligjin, sepse në raport theksohet se shoqëri të cilat përfitojnë lejet e ndërtimit nuk deklarojnë të ardhurat, nuk përmbushin të ardhurat për të ngritur kulla dhe në këtë moment hyn në lojë shoqëria e lidhur drejtpërsëdrejti më personat me rekorde kriminale, të cilët investojnë pjesën tjetër dhe më pas ato përfitojnë miliarda, dmth raporti është 1 me 8, pra ti jep 500 euro për ndërtimin e 1 metri2, por merr 4000 mijë euro për 1 metër2, pra këtu problemi është shumë i madh. Nuk është vetëm te pjesa e investimit të parave të pista në ndërtimin e kullave, por është pjesa e shitjes, se sa përfitojnë këto grupe kriminale nga shitja e këtyre apartameneve, qëndrave tregtare apo çdo gjë tjetër që mund të ndërtohët në këto kulla ku edhe njëherë e theksoj se 540 prej tyre janë mbi 10 kate, imagjinojeni se çfarë katasftrofe urbane po përjeton sot Tirana, pikërisht nga ai që erdhi me premtimin 0 kulla. Punëmbaruari i Tiranës.

– 3 milionë m2 truall për leje ndërtimi janë dhënë për, ndërtimin e 1082 kullave mbi 6 kate dhe 540 kullave mbi 10 kate, gjatë 5 viteve qeverisje të Erion Veliajt.


– 1082 kulla, ku janë investuar 2.2 miliardë euro, ku nga këto 440 milionë euro janë përfituar si haraç, nga Kryetari i Bashkisë

-Zonja Ziu, ne kemi parë edhe dorëheqje europarlamentarësh nga indicie të tilla të antimafias italiane, këtu institucionin e dorëheqjes e dimë që nuk e njohin, po kur vjen puna për të nisur hetimet SPAK, ju me profesion jeni juriste, a do të kishin mjaftuar këto indicie apo raporte që cituat pak më parë të paktën për të nisur hetimet?

-Në fakt ne e kemi diskutuar shumë herë këtë punë, problemi tjetër që ndodh në Shqipëri është mungesa e institucioneve të pavaruara dhe të paanshme të drejtësisë. Sot drejtësia është tërësisht e kalbur, dmth nuk është e nevojshme që të dalin përgjimet e antimafies italiane që të veprojë drejtësia. Në bazë të ligjit qoftë për prokorurinë, qoftë SPAK-u, vetëm nëpërmjet indicieve apo denoncimeve publike, vetë prokuroria duhet të nisë hetimet, nuk është e nevojshme as edhe një kallëzim që të dorëzohet drejt organeve apo të kërkojnë informacione shtesë. Pavarësisht se ky nuk është rasti i parë kur mafia përfiton leje, tendera apo kompani ofshore që përfitojnë tendera, pasi kemi rastin e “Unazës” dhe deri më sot i vetmi i proceduar është 20 vjeçari i cili ka ikur në drejtim të paditur, gjithmonë me mbështetjen e tyre sepse nuk është e mundur që një 20 vjeçar të krijojë sot një kompani dhe nesër merr 40 milionë euro tendera, nuk ka llogjikë. Kemi tenderin e “Unazës” ndërkohë përfitoi dhe tenderin nga OST-ja, i cili u anullua më pas, por që ishte një kalvar i gjatë shkeljesh. Ajo që un do të inkurajoja, personalisht si juriste, përtej këtyre 8 viteve denoncime, rasti i fundit, rasti i përgjimeve, ku vërtetohet qartë, pastër lidhja e Kryeministrit, e vetë Kryeminstrit, pra jo vartësit e tij, është vetë Kryeministri maja më e lartë e pushtetit, vetë Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj është maja me e lartë e pushtetit lokal, është i lidhur drejtpërsëdrejti me mafien italiane, janë indicie, janë fakte reale , të cilat duhet ta vënë SPAK-un në lëvizje dhe unë mendoj së kjo çëshjte është pikërisht një sprovë për të, për t’i treguar publikut, për t’i treguar shqiptarëve, për t’i treguar ndërkombëtarëve, që vërtetë ka një minimum drejtësie në këtë vend.

– 5200 prokurorime në vitin 2019 me vlerë 646 milionë euro
– 5200 prokurorime në vitin 2020 me vlerë 1.1 miliardë euro

-Nëse mundet spostojmë vëmendjen tek tenderat që janë dhënë në 2020, që të bëjmë dhe një bilanc me shifrat edhe pse i keni përsëritur e përsëritur shpesh.

– Gjithmonë kemi bërë atë raportin vjetor të tenderave për të kuptuar se deri ku shkon shkelja e ligjit, deri ku arrin vjedhja e parave publike dhe më lejoni të them që viti 2020 është viti me rekordet më të errëta në prokurimet publike. Më lejoni të them para së gjithash se vëmendja duhej të ishte e gjitha në përballimin e pandemisë dhe të tërmetit, kemi përmbytjet tani, madje madje më lejoni të theksoj fuqishëm në lidhje jo vetëm me korruspionin në tendera, por edhe në korrupsionin në përgjithësi, faktet treguan që deputet e ministrat e qeverisë me prova dhe fakte të vërtetuara, kanë shtuar, kanë 3-fishuar pasuritë e tyre në këto vite. Janë pasuri të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat e tyre dhe kjo nuk përkthehet tjetër përveç se në korrupsion dhe vjedhje. Ndërkohë që në bazë të raporteve kemi 40% të shqiptarëve që jetojnë në minimumin jetik nën 5 dollarë në ditë, që do të thotë 1 në 2 shqiptar sot mendon vetëm për ushqimin, si të sigurojë vaktin e ditës, sepse në bazë të të dhënave të paktën, në vitin 2018 ishin 60 mijë fëmijë që jetonin vetëm me një vakt në ditë, gjë që është skandaloze. Ndërkohë që kemi pandeminë edhe tërmetin dhe një varfëri që është shtuar goxha këto 2 vitet e fundit, unë mendoj që shifrat janë shumë herë më të larta.

– 30% e tenderave të dhënë në vitin 2017 ishin pa garë, pra rreth 1 në 3 tendera
– 41% e tenderave të dhënë në vitin 2020 ishin pa garë, pra rreth 1 në 2 tendera

Çfarë ka ndodhur me prokurimet publike?

Në nivel numër prokurimesh kemi 5200 prokurime. Nga këto 5200 prokurime dhe nqs bëjmë një analizë me vitin 2019, janë pak a shumë në të njëjtin nivel numri. Por, çfarë ka ndodhur. Nëse në vitin 2019 është prokuar një vlerë totale prëj 646 milionë eurosh, ndërsa viti 2020 e ka mbyllur bilancin e vet me 1.1 miliardë euro të prokuruara, pra një diferencë gati 500 milionë euro. Në fakt mund të justifikohen dhe me faktin që ka qenë tërmeti dhe pandemia, por unë do tu jap disa fakte. Në lidhje me tërmetin janë lidhur kontrata në vlerën e 220 milionë eurove, gjatë vitit 2020. Janë një sërë procedurash të tjera sepse deri tani janë shpallur diku te rreth 500 milionë euro tendera që lidhen me tërmetin, por kontrata të lidhura në vitin 2020, i cili ishte dhe objekti i analizës, janë 220 milionë euro, që është gati 20% e vlerës, që do të thotë shumë pak krahasuar me vlerën totale të prokuruar. Nga ana tjetër ne dhe sikurse gjithë bota u përballëm më pandeminë në vitin 2020 dhe shifrat tregojnë qartë, që synimi i qeverisë nuk ka qenë kurrsesi mbrojtja e qytetarit shqiptar, përballimi i pandemisë me kosto sa më të ulët jetësore dhe shëndetësore.

– 190 milionë euro janë dhënë në vitin e vështirë 2020, për tendera luksi
– 1.3 miliardë euro tendera janë dhënë gjatë 8 viteve qeverisje për tendera luksi

Kjo për faktin se vetëm 1.7% e vlerës totale të prokuruar, vetëm 18 milionë euro ka shkuar për përballimin e pandemisë dhe këtu në analizë nuk përfshihen vetëm blerja e barnave apo pastrimi i mbetje spitalore apo dhe blerja e atyre pakove propagandistike nga ana e bashkive në kohën e karantinës, ku dilnin nëpër media me pako që çonin tek familjet në nevojë, për të mbuluar propagandën e ditës. Siç e thashë vetëm 1.7%  e vlerës totale ka shkuar te pandemia, pra nuk mund të justifikohet ai 1.1 miliardëshi me covid-in apo me tërmetin, sepse kanë shkuar pafund tendera me objekte të pafundme, gjithmonë në funskion të fuqizimit, të personave të afërt me Kryeministrin, të afërt me Kryetarin e Bashkisë, duke e kthyer vitin 2020 në vitin me rekordin më të errët të prokurimeve. Ne, e kemi denoncuar çdo ditë në këto 8 vite mungesën e garës në prokurimet publike, por ajo që ka ndodhur në 2020-n është tërësisht e paprecedentë. Jemi në shifrat e gati 41% të tenderave pa garë, që do thotë gati 1 në 2 tendera është pa garë. Nqs në vitin 2017 në kemi denoncuar 1 në 3 tendera pa garë, aktualisht po flasim për 41% dhe këtu ka dy momente që duhen shpjeguar. Së pari, theksoj me forcë faktin, që intimidiohen në maksimum bizneset e ndershme, për të hyrë në garë, sepse gara është tërësisht e paravendosur. Dhe kështu ndodh, që ose lejohet të hyjë i vetëm ai që i është taksur tenderi ose krijohet ajo skema e garës fiktive, ku në garë hyn operatori që ofron ofertën ekonomike qoftë kompani ofshore, kompani pa përvojë apo kompani të lidhura me krimin e organizuar. Pra hyn operatori të cilit i është taksur gara dhe një operator tjetër me ofertë 0, që të krijohet ajo ideja që ka dy apo më shumë operatorë në garë por që detyrohen të hyjnë me ofertë 0, si rasti i tenderave të AKSH-it që është rekordi në të gjithë institucioneve për tenderat pa garë. Për këto tenderat me një operatorë në garë ose tenderat me garë fiktive apo tenderat sekretë të cilat kanë “trendi” i viti 2020, sidomos në shëndetësi, edhe sot e kësaj dite, qoftë edhe nga SPAK-u nuk kemi asnjë përgjigje. Siç ndodhi  me tenderin e letrave higjenike, të klasifikuara si sekret shtetëror, që ende sot e kësaj dite edhe pse unë nuk arrij ta kuptoj se pse duhet që letra higjenike të klasifikohej sekret shtetëror, ku cënohej interesi kombëtar. Njësoj po veprohet edhe me vaksinën e cila është sërisht krimanale, sepse njerëzit në kohë të tilla, në kohë pandemie, në kohë të vështira mbi të gjitha ajo që i bën njerëzit të ndihen të sigurtë është transparenca dhe transparenca në këto 8 vite ka qenë 0, në të gjitha llojet e procedurave, në të gjitha llojet e kontratave dhe sigurisht edhe në rastin e vaksinës nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ajo që ka ndodhur tjetër, pavarësisht se 2020 u shoqërua nga tërmeti dhe nga pandemia, tashmë kemi edhe përmbytjet, ku ende sot e kësaj dite kemi akoma familje të cilat janë të zhytura në ujë edhe në baltë në mes të të ftohtit. Një pjesë tjetër janë ende në çadra plastike, pasi 190 milionë euro kanë shkuar për tendera luksi. Zyra, godina, makina, automjete nga më luksozet, prodhimet e 2020-ës me 0 kilometra, jashtëzakonisht luksoze në kushtet ku ne ndodhemi, në kushtet ku 30 mijë biznese kanë ulur qepenat, qytetarët janë të papunë, të rinjtë largohen nga vendi, të gjitha këto vetëm për 2020,  i cili duhej të ishte viti që të mos kishte shpenzime luksi, madje edhe organizmat ndërkombëtare e kanë detyruar, i kanë rekomanduar qeverisë shqiptare, që të minimizojë në maksimum shpenzimet operative, shpenzimet e luksit, sepse prioritet duhej të ishte shëndetësia dhe në rastin konkret të paktën për Shqipërinë, tërmeti. Duke e çuar vlerën e tenderave të luksit për 8 vite qeverisje në 1.3 miliardë euro në total. Vijon…

 

– 1.6 miliardë euro, para të pista janë pastruar në vitet 2017-2018-2019

– Në vitin 2017 janë pastruar 320 milionë euro
– Në vitin 2018 janë pastruar 500 milionë euro
– Në vitin 2019 janë pastruar 700 milionë euro

– 3500 euro është fitimi për 1 m2, të ndërtuar në kullat me kosto ndërtimi 350 euro për m2, por që shitet 4000 euro m2

– 3 milionë m2 truall për leje ndërtimi janë dhënë për, ndërtimin e 1082 kullave mbi 6 kate dhe 540 kullave mbi 10 kate, gjatë 5 viteve qeverisje të Erion Veliajt.

– 1082 kulla, ku janë investuar 2.2 miliardë euro, ku nga këto 440 milionë euro janë përfituar si haraç, nga Kryetari i Bashkisë

– 5200 prokurorime në vitin 2019 me vlerë 646 milionë euro
– 5200 prokurorime në vitin 2020 me vlerë 1.1 miliardë euro

– 30% e tenderave të dhënë në vitin 2017 ishin pa garë, pra rreth 1 në 3 tendera
– 41% e tenderave të dhënë në vitin 2020 ishin pa garë, pra rreth 1 në 2 tendera

– 190 milionë euro janë dhënë në vitin e vështirë 2020, për tendera luksi

– 1.3 miliardë euro tendera janë dhënë gjatë 8 viteve qeverisje për tendera luksi

 

Vetëm K.L.SH parashikon 7.2 miliardë euro, buxhet të shpërdoruar, buxhet të vjedhur, që është një shifër e frikshme.