Sondazhi/ Shqetësimi kryesor i shqiptarëve është Covid 19, për të rinjtë papunësia

45
Sigal

Shqetësimi më i madh për shqiptarët aktualisht, qofshin meshkuj apo femra, është menaxhimi i Covid 19.

Ky është rezultati i sondazhit të Rtv Ora dhe Antonio Noto të publikuar sonte në Tempora.

Pas pandemisë, shqetësime të tjera janë papunësia, situata ekonomike, korrupsioni, niveli i pagave, mungesa e shpresës, mosndëshkueshmëria, krimi i organizuar dhe emigracioni.

E parë nga grupmoshat e pyetura në këtë sondazh bën përshtypje se pandemia është shqetësimi më i madh për personat mbi 54 vjeç, për moshën 35-54 vjeç është korrupsioni, ndërsa për të rinjtë qofshin të moshës 25-35 vjeç apo 18-24 vjeç shqetësim kryesor është papunësia.