Dëmtohet kabulli i tensionit të mesëm, mbeten pa energji elektrike disa zona në Tiranë

186
Sigal

Disa zona në Tiranë kanë mbetur pa energji politike, për shkak të dëmtimit të kabullit të tensionit të mesëm.

Me një njoftim për mediat, OSHEE bën me dije se kanë mbetur pa energji elektrike 16 kabina.

Pa drita kanë mbetur zonat: Rruga “Tasim Shehu”, zona në fund të rrugës “5 maji”, zona pranë shkollës “Ardian Klosi”, rruga  ” Pavllo Pavlli” , Bregu i Lumit  dhe rruga “Myslym Keta”.

Njoftimi:

Njoftim për abonentët në Tiranë:

Për shkak të dëmtimit të kabullit të tensionit të mesëm sot në mbrëmje nga nje subjekt privat, kanë mbetur pa energji elektrike 16 kabina duke lënë pa energji këto zona në Tiranë:

Rruga “Tasim Shehu”, zona në fund të rrugës “5 maji”, zona pranë shkollës “Ardian Klosi”, rruga  ” Pavllo Pavlli” , Bregu i Lumit , rruga “Myslym Keta”.

Grupet e avarisë së OSSH njësia 2 Tiranë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek të gjithë abonentët.