Petrit Vasili: Monologjet në jerm të Kryeministrit, që vdes për karrigen dhe urren shqiptarët

385
Sigal

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me monologjet e Kryeministrit Rama, i cili i ka hapur luftë mediave europiane dhe anë e mbanë globit.

Vasili ka shtuar se ky i marrosur pas karriges ka vetëm një gjë në mendje, të prishe e të shkatërrojë Shqipërinë me devizën “pas meje le të bëhet qameti”.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Monologjet në jerm të Kryeministrit, që vdes për karrigen dhe urren shqiptarët.

Monologjeve në jerm të Kryeministrit, që i ka hapur luftë mediave europiane dhe anë e mbanë globit, ja kanë zili sot edhe budallenjtë më të mëdhenj.

Një gjë e ka kuptuar dhe shqiptari më i fundit që ky i është ngjitur karriges si ai …pas këpuce, pasi që këtij nuk i kërcet fare as për negociatat, as për ekonominë dhe as për varfërinë, por veç për karrigen kjo s’do as mend as kalem.

Ky i marrosur pas karriges ka vetëm një gjë në mendje, të prishe e të shkatërrojë Shqipërinë me devizën “pas meje le të bëhet qameti”.

Jermin e karriges dhe urrejtjen për shqiptarët vetëm kaq ka në tru ky Kryeministër.