Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten për 20 për qind disa kategori të pensionistëve. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cili u shpreh se është realitet që të lë pa fjalë, pra Kosova i rrit pensionet mbi 2 mije leke te vjetra ne ditë. Ndërsa Edi Rama i rrit 10 herë më pak, pra vetëm 200 lek të vjetra në ditë.
Reagimi i plotë:
“Kurti në Kosovë rrit pensionet 10 here më shumë se Rama në Shqipëri!
Është realitet që të lë pa fjalë.
Qeveria e Albin Kurtit rrit pensionet 20% dhe mbi bazën e një pensioni mesatar prej 310 euro.
Pra Kosova i rrit pensionet mbi 2 mije leke te vjetra ne ditë.
Ndërsa Edi Rama i rrit 10 herë më pak, pra vetëm 200 lek të vjetra në ditë.
Kosova ka një buxhet rreth 40% më të vogël se Shqipëria, nuk ka dalje në det, është shtet shumë i ri, nuk ka rezerva nafte, ka një klimë natyrore më të pafavorshme, por ka një qeveri shumë të përgjegjshme dhe që respekton maksimalisht interesin publik dhe shtetin ligjor.
Ndërsa Shqipēria ka një narkoqeveri, njē diktaturē gangsterësh, që vetëm vjedh taksat e shqiptarëve dhe pastron miliardat e eurove të narkotrafikut dhe krimit ndaj pensionet nuk rriten dhe qindra mijra pensiinistë jetojnë në varfëri ose mbijetojnë falë parave që cojnë fëmijët e tyre në emigracion.”