Ëngjëll Musai: Këtu po dirigjon një klan me projekte antikombëtare, rinia po largohet

276
DREJTOR I GAZETËS "TELEGRAF" ËNGJËLL MUSAI
Sigal

Drejtori i Gazetës “Telegraf”, Ëngjëll Musai, ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News, për të folur mbi aktualitetin politik në vendin tonë.

Ëngjëll Musai thotë se problematika e zgjedhjeve vazhdon të jetë goxha e madhe në vendin tonë, mirëpo ai e sheh këtë problematikë me pasoja vetëm për qytetarët, ndërsa për politikën ai shikon një pakt mes palëve.

Nga kritikat e Musait nuk shpëton as opozita, për të cilën thotë se është asfiksuar dhe nuk po reagon. Nga ana tjetër, ai flet dhe për një lloj klani i përbërë nga një grupim i brendshëm dhe i jashtëm i cili po i dirigjon sipas projekteve antikombëtare.

Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria, thotë më tej Musai, duke shtuar se sipas sondazheve në 3 universitete në vend, mbi 80% e studentëve duan që të ikin jashtë sapo të mbarojnë shkollën.

Intervista:

Reagim qytetar? Zgjedhjet mbaruan. Problematika e zgjedhjeve vazhdon të jetë goxha e madhe. Jo më shumë në politikë, e cila duket se ka bërë një si tip pakti mes vedi, por më tepër për  qytetarët që kanë filluar të bëjnë protesta. Jo protesta politike, por për çështje sociale. Siç është ajo për ujin, për abonetë, apo paralajmërimet që bëjnë studentët që edhe përse nuk kanë shkuar në shkolla ju kërkohet të paguajnë tarifat. Ndërkohë ky është detyrim i shtetit, se ne prandaj e kemi shtetin. Ashtu siç pagoi disa të papunë, këtë gjë duhet të bente dhe me studentët. Njerëzit janë të varfër.

25 prill? Në përgjithësi mendoj që vendi në 25 prill kishte nevojë për politikë të re nuk ka rëndësi e majta apo e djathta. Duhej një politikë e re me njerëz të rinj, me figura të reja, me figura të pastra. Me pedagogë, inxhinierë, intelektualë. Zgjedhësve ju impunua me ngulm të zgjidhnin ato që donin liderët politikë. Nëse diku dolën njerëz me probleme të dekriminalizimit, çfarë u bë? U hoqën etërit dhe u vunë bijtë. Kush e bëri? E bëri populli? Jo. Qytetarët kishin vetëm një rrugë. Këto zgjedhje nuk janë për politikën. Këto zgjedhje ishin për popullin. Populli ishte mes dilemës të diltë ne zgjedhje, apo t’i braktiste dhe t’i tregontë ndërkombëtarëve që kjo klasë politike po largon studentët, po largon investimet e huaja.

Opozita? Jam dakord që opozita e vendit është asfiksuar. Jemi në 2021 në të njëjtën raporte që ishim në 2017. E kishim konstatuar që në Shqipëri ka një lojë, ka një klan. Ka një grupim të brendshëm dhe të jashtëm i cili po i dirigjon sipas projekteve të tyre. Këto projekte janë antikombëtare dhe antishqiptare. Nuk ka dëm më të madh që mund t’i bësh një kombi sesa t’i marrësh lirinë, t’i rrëmbesh demokracinë dhe t’i largosh rininë. Rinia është oksigjeni i një kombi. Shikoj të gjitha sondazhet, të gjithë duan të ikin nga Shqipëria. Mbi 80% e studentëve duan që të ikin jashtë asapo të mbarojnë shkollën. Është e tmerrshme. Popullsia do të plaket.