Petrit Vasili: Kryeministri armiku publik i vetëm i reformës në drejtësi

482
Kryetari i Grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka deklaruar, se i vetmi që nuk e do Reformën në Drejtësi është kryeministri i vendit Edi Rama. Duke marrë shkas nga 21 janari i 2011 ku mbetën të vrarë 4 persona në përpara Kryeministrisë, Vasili u shpreh: “Në 21 janar nuk ka drejtësi sepse kryeministri e vrau reformën në drejtësi, rivrau idealin e drejtësisë së barabartë dhe varrosi çdo iluzion se ai e donte reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi filloi hapur kapjen me 69 votat e kryeministrit për prokurorin e përgjithshëm. Rregullorja e parlamentit e propozuar nga kryeministri për të penguar haptas ndjekjen penale ata, që akuzohen për korrupsion e trafiqe ishte provë pa koment se kryeministri rrënoi drejtësinë e paanshme dhe të barabartë për të gjithë” Sakaq Vasili nuk la pa përmendur edhe zgjedhjet më të fundit për anëtarët e Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. “Lista e manipuluar e kandidateve për KLP dhe KLGJ, që shërbëtorët e tij e bënë me zell të shfrenuar, ishte degradimi juridik e moral i reformës në drejtësi nga kryeministri. Votimi kundër arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm ishte shpartallimi përfundimtar i hipokrizisë zemër shqyer të kryeministrit me reformën. Ndaj sot reforma në drejtësi ka qartazi armikun publik të vetëm të saj… kryeministrin… po po vetëm atë”, theksoi Petrit Vasili.
Sigal