Petrit Vasili: Këto janë ditët më të zeza për shqiptarët

475
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cilëson votimet e sotëm, si ditën me të zezë për demokracinë e vendit. Në një postim në Facebook, ai shprehet se votimet e sotme janë për Ramën, Dakon, Gjiknurin, Avdylajt dhe Habiljat, por jo për shqiptarët.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Këto janë ditët më të zeza për shqiptarët. Këto janë  votime moniste vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe të oborrit të hajdutëve të tij.

KRIZA është thelluar dhe është bërë shumë më e rëndë! Njësoj si në kohët e vjetra kur votimet moniste ishin fasadë e regjimit komunist.

Këto zgjedhje janë vetëm për Ramen, Dakon, Gjiknurin, Avdylajt, Habilajt faktet nuk kanë ndryshuar: lidhjet e krimit me Edi Ramën, pushteti i është i një njeriu që komandohet krimi, korrupsioni i çfrenuar, koncesionet si hajdutëri pa fre.

Asgjë nuk ka ndryshuar,por po bëhet shumë me keq për njerëzit!  Votues, vëzhgues, komisionrë, numërues është vetëm Partia!

Vetë votojnë, vetë “numërojnë”, vetë shpallin rezultatin Votues, numërues, komisionerë është vetë partia këto janë zgjedhje të brendeshme partiake të PS.

#partiavoton

#partianumeron

#partiavulos

vetë votojnë, vetë numërojne, vetë vulosin.