Petrit Vasili: Integriteti i shkoqur dhe alibitë e lodhura mediatike pas një mosdekretimi

442
Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i brendshëm.

Statusi i plotë: 

Integriteti i shkoqur dhe alibitë e lodhura mediatike pas një mosdekretimi

Mosdekretimi i një propozimi të një kryeministri për një këshilltar të tij është ngjarja që vuri përpara opinionit sfidën e integritetit të dërrmuar të qeverisë qoftë si identitet politik, programor dhe moral për më shumë se çdo gjë tjetër.
Zgjedhje të dështuara të njëpasnjëshme ministrash të brendshëm, kanë rënduar si kurrë më parë situatën e rendit dhe të sigurisë, trafiqeve, krimit të organizuar, pastrimit të parasë së pisët.
Aq më e rëndë është situata pasi provat që nga ministrat e deri te komandantët e policisë u bënë njësh me kriminelët janë tani publike dhe të njohura ndërkombëtarisht.
Zgjedhjet pa integritet çintegruan një nga shtyllat madhore të sigurisë kombëtare, pra rendin dhe sigurinë publike.
Mosdekretimi dhe përkujdesja për një zgjedhje me integritet të lartë ishte një veprim e detyrim në kohën e duhur.
Integriteti i dërrmuar është dimensioni i kësaj qeverie, që marionetizimin e ka dimension të saj.
Alibitë e lodhura mediatike, që keqlexojnë Kushtetutën u ngjajnë psherëtimave dhe gjetheve të fikut, që duan me pa derman të mbulojnë një dezintegritet qeveritar shumë të qartë dhe që s’ka nevojë për analizë.
Demonizimi i integritetit për llogari të pushtetit është një krim i vërtetë shoqëror.
Çdo avokati anti-integritet është për llogari të së mirës së xhepit dhe jo të së mirës së shtetit.