Petrit Vasili: Gropa septike e 25 prillit vetëm sa është hapur, fundi është larg!!

283

Masakra e 25 prillit vetëm rëndohet dita ditës.

Sigal

E gjithë struktura e këtij krimi mafioz shtetëror është e qartë në gjithë dimensionin e saj.

Krimi zgjedhor rilindas është ndërtuar duke u bazuar mbi pandëshkueshmërinë, që e sjell Drejtësia e kapur.

I zbatuar në tre faza:

1. Përdorimi kriminal i qindra mijra të dhënave personale, përjashtimi banditesk antikushtetues i dhjetra mijë votuesve nga Greqia dhe Maqedonia, përdorimi i grupeve kriminale ashtu siç kulmoi me ngjarjet e Elbasanit dhe Kavajës, shpërdorimi i dhjetra milionë euro para’ publike, shpërdorimi kriminal i administratës publike dhe shërbimeve të saj, blerja masive e votës me të gjitha format ishin veprimet e fazës përpara datës 25 prill.

2. Votimi i shumëfishtë ku një zgjedhës votonte disa herë, kutitë e votimit me vota brenda më shumë se sa votues, dhunimi i fletëve të votimit nga komisionerët rilindas dhe pavlefshmëria masive e votave karakterizuan manipulimin e datës 25 prill.

3. Veprimtaria e KAS si faza përmbyllëse e krimit zgjedhor, ku KAS refuzoi çdo ankimim të opozitës megjithë faktet tronditëse, KAS refuzoi dhunshëm të kërkonte faktet që zbardhnin tërësisht krimin zgjedhor duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe duke vepruar si zorrë qorre e qeverisë rilindase.

Qindra fakte janë në zotëtim të opozitës, dhe fakte të tjera të reja dalin në vazhdimësi, që provojnë haptas masakrën zgjedhore.

Iluzioni i rremë i rilindjes se me KAS-in dhe Kolegjin Zgjedhor si institucione të kapura kriminalisht mund të mbyllë 25 prillin është vetëm një ëndërr me sy hapur.

Kjo masakër mafioze ka thelluar edhe më keq krizën shumë të rëndë politike, sociale dhe ekonomike, ka thelluar zemërimin dhe polarizimin shpërthyes mbarëpopullor.

25 prilli është kthyer në një gropë gjigande septike mafioze, që vetëm sa është hapur.

Demontimi, denoncimi dhe demaskimi i 25 prillit është rruga e vetme ,prioriteti i vetëm dhe beteja e vetme, që garanton themelin e demokracisë, që është vota e lirë.

Askush të mos ketë as iluzionin më të vogël se 25 prilli është mbyllur, 25 prilli është llogari e hapur dhe tepër e rëndë me shqiptarët, që vetëm sa është hapur!!