Petrit Vasili: “Edi Rama ka vetëm një qëllim, të izolojë shqiptarët”

504
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për qëndrimin e Komisionit Europian, i cili ka deklaruar se do të shqyrtojë kërkesën e Holandës për rivendosjen e vizave me Shqipërinë.

“Edi Rama ka vetëm një qëllim: Ti izolojë shqiptarët dhe tu rivendosë vizat atyre..

Edi Rama në mes të parlamentit tha që: “Parlamenti holandez miratoi një rezolutë i shtyrë nga racistët holandeze antishqiptare, por qeveria holandeze nuk do ta përcjellë në BE”.

Sot Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionit Europian ka reaguar lidhur me kërkesën e Holandës për pengimin e levizjes se lire dhe vendosjen e vizave për shqiptarët duke thënë:

“Në varësi të situatës do të shihet dhe sa do të zgjasë procedura, kjo është një kërkesë që bëhet për herë të parë. Hapi ynë i radhës është të njoftojmë Këshillin dhe Parlamentin. Në rast se kjo kërkesë do të miratohet, atëherë do të pengohet lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë. Ne do të kryejmë një process të plorë analizimi të rrethanave dhe më pas gjetjet do ia dërgojmë Parlamentit”, është shprehur zëdhënësja e KE.

Shiheni edhe një herë se si gënjeu në parlament Edi Rama ”,- shkruan Vasili në Facebook.

Edi Rama ka vetem nje qellim.(VIDEO).Ti izoloje shqiptaret dhe tu rivendose vizat atyre..Edi Rama ne mes te parlamentit tha qe:"Parlamenti holandez miratoi nje rezolute i shtyre nga racistet holandeze antishqiptare,poor qeveria holandeze nuk do ta percjelle ne BE".Sot Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionit Europian ka reaguar lidhur me kërkesën e Holandës për pengimin e levizjes se lire dhe vendosjen e vizave për shqiptarët duke thene:‘’Në varësi të situatës do të shihet dhe sa do të zgjasë procedura, kjo është një kërkesë që bëhet për herë të parë. Hapi ynë i radhës është të njoftojmë Këshillin dhe Parlamentin. Në rast se kjo kërkesë do të miratohet, atëherë do të pengohet lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë. Ne do të kryejmë një process të plorë analizimi të rrethanave dhe më pas gjetjet do ia dërgojmë Parlamentit”, është shprehur zëdhënësja e KE.Shiheni edhe nje here se si genjeu ne parlament Edi Rama(VIDEO).

Gepostet von Petrit Vasili am Montag, 3. Juni 2019