Petrit Vasili: Asnjë bastard antishtet dhe antiligj në qeveri nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit të votës

208
Sigal

Ditën e sotme, Nënkryetari i LSI dhe kandidati për deputet në Kavajë, Petrit Vasili ka zhvilluar takime me banorët e Rrogozhinës nga ku tha  se ndryshimi i qeverisjes është shumë afër dhe askush nga ata që kanë abuzuar nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit.

“Sot nga Rrogozhina dhe Kavaja ndihet më shumë se kurrë përmbysja, që është shndërruar në një mision mbarëpopullor. Asnjë bastard antishtet dhe antiligj në qeveri dhe bashki nuk do ti shpëtojë dot ndëshkimit të votës së popullit”,- u shpreh Vasili në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.

Mesazhi i tij i plotë:

Stuhi dhe ndëshkim mbarëpopullor!!
Në Rrogozhine dhe Kavaje fryn shume e forte stuhia e fitores se referendumit te 25 prillit.
Sot nga Rrogozhina dhe Kavaja ndihet me shume se kurre permbysja, qe eshte shnderruar ne nje mision mbarepopullor.
Asnjë bastard antishtet dhe antiligj ne qeveri dhe bashki nuk do ti shpetoje dot ndeshkimit te votes se popullit.
Horrat qe grabisin pronat me letra bakallesh dhe qe kthejne zyrat e qelbura elektorale te rilndjes ne gjendje civile i pret burgu