Përplasjet për TAP/ Sali Berisha i përgjigjet ambasadës ruse: Ja oferta që bëri ‘Gazprom’ për të sabotuar projektin e gazit nga Shqipëria

207
Sigal

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka reaguar pas akuzave të ambasadës ruse në Tiranë, lidhur me deklaratat e një dite më parë se Gazprom i kishte bërë ofertë korruptive për të sabotuar ndërtimin e TAP. Berisha i quan akuzat e ambasadës ruse provokative të stilit sovjetik të përfaqësuesve të diktatorit Putin dhe tregon ofertën që i ka bërë kompania ruse e energjetikës, Gazprom, për një projekt gazsjellësi që anashkalonte Shqipërinë.  Në këmbim të kësaj, sqaron Berisha, përfaqësuesit e Gazprom premtuan ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me shtrirje deri në Shkodër; investimin prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman.

Deklarata: Lidhur me deklaraten time te djeshme per perpjekjet korruptive te Gaspromit prane meje per te sabotuar TAP, ambasada ruse në Tiranë ka reaguar sot duke pyetur: Sa lekë kërkoi zoti Berisha qe Gazpromi nuk i mblodhi dot?Lidhur me këtë reagim, tipik provokativ të stilit sovjetik të përfaqësuesve të diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!

1-Gazprom dhe qeveria ruse bënë çfarë kishin në dorë dhë përdoren të gjitha linjat korruptive të gazit të tyre për të bllokuar projektin e TAP.

2- Në javën e parë të gushtit të vitit 2011 një mik i imi biznesmen i njohur turk me solli nga presidenti i Gazprom mesazhin që vijon: “në rast se unë do të hiqja dorë nga projekti i TAP-it dhe të mbështesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqipërinë dhe kalonte në trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe që furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:

-ndërtimin e një gazsjellësi Igumenice-Vlore me mundësi shtrirje edhe deri në Shkodër.

-Investimin prej 4.1 miliarde dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman.

-Këto do vendoseshin në një takim qe do zhvillohej midis meje dhe presidentit të Gazpromit.Oferta u refuzua prereaz për arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gazprom se besoja, dhe koha më dha të drejtë, se ato nuk ishin në interes të vendit tim. Ju bëtë gjithshka që TAP të mos bëhej dhe dështuat!