“Në Krujë mbi 500 qytetarë të helmuar, asnjë përgjegjësi”, Braimllari: Nuk ka asnjë fajtor tjetër përveçse Edi Ramës

156
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endri Braimllari ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për demagogji dhe keqmenaxhim të drejtorive të Ujësjellësve.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Braimllari thekson se qytetarët sot paguajnë faturat e ujit me çmime më të larta dhe nuk marrin shërbime.

Postimi i plotë:

Demagogjia e shpifur e Edi Ramës përpara qytetareve për keqmenaxhimin e drejtorive të ujësjellësve nuk ngjit më.

Nuk ka asnjë fajtor tjetër përveçse Edi Ramës.

Qytetaret sot paguajnë faturat e ujit me ccmime më të larta dhe nuk marrin shërbime.

Në Krujë helmohen mbi 500 qytetare nga uji i pijshëm dhe nuk ka asnjë përgjegjësi.

Emërime klienteliste, nepotike ne administrate janë bërë të gjitha me porosi për t’i përdorur në fushatë elektorale.

Drejtorat e Rames jo vetem abuzojne me sherbimet publike por dhe administrojne njekohesisht dhe gurore ne konflikt interesi, shkaterrojne natyren dhe i perdorin per fushate.

Personalisht i kam denoncuar publikisht dhe do vazhdoj ti denoncoj per te demaskuar kete qeverisje te kalbur qe nuk ka asnje lidhje me qytetaret.