Përplasjet në KZAZ/ Abilekaj: Nuk është faji i Metës por i qeverisë “Rama”

526
Sigal

Përplasjet për KZAZ-të në disa qytete, sipas gazetarit Enton Abilekaj nuk vijnë thjesht si pasojë e dekretit të Presidentit Ilir Meta për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve, por sepse dekreti i tij hyri në fuqi.

Ai tha në emisonin “Të Paekspozuarit” se dekreti mund të hynte në fuqi edhe pas 20 ditësh, por qeveria, Ministria e Drejtësisë e publikuan atë në fletore zyrtare.

“Dekreti i Presidenti Ilir Meta u botua nga ministria e Drejtësisë. Hyri në fuqi. Pra e gjithë përplasja lindi nga vetë qeveria “Rama”, jo nga vetë Presidenti.

Ata kishin kohë dy javë për ta botuar, por vetë e botuan. Përplasjet që ndodhin vijnë pikërisht se e botoi vetë qeveria, Ministria e Drejtësisë”,- tha Abilekaj.