Opozita në protestë me flamuj të BE e SHBA, një socialist i bashkohet Bashës e Kryemadhit

392
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ndodhen aktualisht në selitë e partive respektive, për të dhënë porositë e fundit për protestën që pritet të kulmojë sot rreth orës 12:00 përpara kryeministrisë.
Teksa na ndan vetëm një orë nga nisja e protestës së parapajmëruar mësohet se në shesh kanë mbërritur edhe protestuesit e parë.
Kryedemokrati Basha do të niset nga selia e PD-së e do të bashkohet me kryetaren e LSI-së e protestues të tjerë përballë Hotel “Dajtit” për tu staciouar të gjithë në sheshin para kryeministrisë.
Pritet që në podium të kenë fjalime aleatët e PD-së, Basha e Kryemadhi dhe një socialist. Konfirmohet se një aktivist socialist do t’i bashkohet protestës, e do mbajë fjalën në podiumin e ngritur enkas.
Po ashtu protestuesit e PD-së, pritetet të mbajnë flamuj të BE dhe SHBA-së në protestë
ORA: 10:30- MBERRIJNE PROTESTUESIT E PARE PARA KRYEMINISTRISE
Ne bulevardin Dëshmorët e Kombit mbërrijnë grupet e para të protestuesve me pankarta në duar
Sigal