Përparim Spahiu: Turravrapi kritikues i KM ndaj Komisioneres së BE për Arsimin, është episodi i fundit qesharak që vjen si pasojë e dëshpërimit për humbjen e pritshme të 25 prillit!

Turravrapi kritikues i KM ndaj Komisioneres së Bashkimit Evropian për Arsimin, është episodi i fundit qesharak që vjen si pasojë e dëshpërimit për humbjen e pritshme të 25 prillit.

Njësoj si etërit politikë akuzonin armiqtë e jashtëm për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit monist, edhe bijtë ja vënë fajin Evropës për dështimet e tyre.

NOA

Nuk është faji i Brukselit që qeverisja që po rrokulliset nuk ka asnjë bilanc konkret, por tenton të hyjë në garën politike me fushatë negative dhe shpifje për opozitën.

25 prilli është referendum edhe për t’i kthyer dinjitetin shtetit, për të rivendosur marrëdhënien e thyer me Bashkimin Evropian nga keqqeverisja dhe për të ecur të sigurt në rrugën e anëtarësimit final në BE.