Presidenti Meta ka dhënë Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, Përparim Laçit dhe Ibrahim Haçkaj

279
Presidenti Meta ka dhënë sot Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, Përparim Laçit dhe Ibrahim Haçkaj, dy kampionë të spikatur për rezultatet e shkëlqyera në këtë disiplinë sportive.
Me pas Meta shkruan:
“Në vlerësim për kontributin e palodhur për zhvillimin cilësor të alpinizmit dhe promovimin e bukurive të maleve dhe natyrës shqiptare, kisha kënaqësinë të nderoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, Përparim Laçin dhe Ibrahim Haçkaj, dy kampionë të spikatur për rezultatet e shkëlqyera në këtë disiplinë sportive.
Të promovojmë sa më shumë sportin e alpinizmit dhe të forcojmë lidhjen e të rinjve dhe fëmijëve me natyrën dhe me malet tona të mrekullueshme. Në këtë mënyrë Shqipërinë do ta njohim më mirë dhe do ta duam më shumë”.
   
Sigal