Përparim Spahiu në Bulqizë / “Statusi i Minatorit ju takon minatorëve ligjërisht dhe moralisht”

479
Kandidati i LSI-së për deputet që kryeson listën e LSI-së në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu ka qenë sot pjesë e një takimi të organizuar me minatorët e Bulqizës, nga ku u shpreh se “statusi i minatorit”, është një mënyrë për të treguar vlerësimin dhe obligimin ndaj minatorëve të Bulqizës.

“Jemi koshient që sakrifica dhe mundi qe ju keni dhënë ndër vite për Bulqizën, nuk mund të shlyhet e as të këmbehet me asgjë.

Nga ana tjetër jemi po kaq të bindur, që “statusi i minatorëve” është një mënyrë për të treguar vlerësimin e pakufishëm dhe obligimin që të gjithë ne kemi ndaj jush, ndaj minatorëve të Bulqizës.

Gjithë këto vite tranzicioni, dhe ju akoma nuk keni përfituar “statusin” që padiskutim ju ka takuar dhe ju takon ligjërisht e moralisht.

Depozitimi i këtij akti në parlament është mbase fillimi i proçesit drejt miratimit të tij, pasi për mua me rëndësi mbetet ulja në diskutim e grupeve të interesit, që preken apo përfitojnë nga ky status, që në rastin konkret janë: minatorët, kompania private, dhe shteti apo insitucioni i tij përgjegjës që është Ministria e linjës.

Vullneti im në drejtim të miratimit dhe më pas zbatimit të statusit të minatorëve, nuk ka munguar e as nuk do mungojë.

Jemi të vetëdijshëm për pengesat që na duhet të kalojmë, por optimizmi për miratimin e tij kapërcën çdo pengesë”, shprehet Spahiu.
Sigal