Presidenti Thaçi bën thirrje për të votuar

470
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar qytetarët e vendit që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke shtuar se këto zgjedhje janë mundësi për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe kanë efekt të drejtpërdrejtë për të gjithë ne.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi në Facebook.

“Të dashur miq,
Nesër mbahen zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje janë mundësi tjetër për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe kanë efekt të drejtpërdrejtë për të gjithë ne.
Prandaj, si president i juaji, me lejoni t’ju thërras që të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar.
Vota e juaj është thelbi i demokracisë, e cila përcakton se në çfarë drejtimi do të shkojë vendi ynë.
Nesër, të gjithë ju që keni të drejtën e votës, dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj, votoni për familjet tuaja, votoni për konsolidimin e shtetit dhe votoni për të ardhmen euroatlantike të vendit.
Falënderoj edhe njëherë të gjitha institucionet, KQZ-në, Policinë e Kosovës, OSBE-në, mediat, shoqërinë civile, BE-në dhe vëzhguesit nga BE-ja dhe nga PE-ja, ambadadat e shumta që janë angazhuar të garantojnë një proces elektoral të drejtë dhe të suksesshëm.”
Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të kenë mundësinë që të votojnë të dielën, më 11 qershor në Kosovë. Në këto zgjedhje marrin pjesë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.
Sigal