Endrit Braimllari: Beteja e 25 prillit është për ti kthyer shpresën, sigurinë, mbështetjen, punësimin të rinjve dhe të rejave të këtij vendi

253
Sigal

Kandidati i LSI-së për Korçën, Endrit Braimllari në fjalimin e mbajtur në mitingun e mbylljes së fushates së LSI deklaroi se sheh nje entuziazëm te jashtëzakonshëm tek shoh në çdo zemër të LSI, dhe më 25 prill partija e tije do te marre  fitoren e jashtëzakonshme ne zgjedhje.

Fjala e plotë e Endrit Braimllarit: 

Entuziazëm i jashtëzakonshëm në Tiranë. Entuziazëm i jashtëzakonshëm tek shoh në çdo zemër të LSI, fitoren e jashtëzakonshme më 25 prill. LSI është forca e të rinjve, është forca e shpresës, është forca e betejës për Shqipërinë Europiane. Ne jemi të gjithë të bashkuar, ne jemi një ekip i vetëm, për ti sjellë shpresën Shqipërisë. Rilindja është e përçarë, debatojnë, zihen me njëri tjetrin. Kurse ne jemi një ekip sepse Shqipërinë mund ta bëjë një ekip i vetëm si LSI.

Sot në këtë takim madhështor unë isha i shoqëruar nga vajza ime e vogël dhe beteja e 25 prillit është për fëmijët tanë, beteja e 25 prillit është për ti kthyer shpresën, sigurinë, mbështetjen, punësimin të rinjve dhe të rejave të këtij vendi. Ky është sheshi i betejës historike. Ky është sheshi i fitores së madhe ndaj ndihem shumë i emocionuar, kur shikoj që lokomotiva e fitores do të jetë nga Tirana, Korça, Shkodra, Saranda dhe e gjithë Shqipëria. Kam nderin e vecantë, të ftoj një person, një zonjë të nderuar, personin e fjalës së mbajtur, Monika Kryemadhin.