Përjashtimi/ Byroja e Kuvendit vendos sot për 10 deputetët e opozitës, zbulohet plani i PD

643
Dje Partia Socialiste, 7 deputetë të saj i bënë kërkesë Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e 10 deputetëve të opozitës për 10 ditë nga parlamenti. Kjo si masë për trazirat e shkaktuara në Kuvend. Kjo kërkesë do të shqyrtohet sot në Byronë e Kuvendit.
Sipas burimeve zyrtare nga PD, mësohet se nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, do të jetë në mbledhjen e Byrosë në orën 10:00. Paloka do të mbajë një qëndrim dhe do të largohet më pas.
PS ka kërkuar që ata të përjashtohen 10 ditë nga parlamenti, 10 deputetët të cilët u proceduan në gjendje të lirë një ditë më parë.
Të proceduarit penalisht nga ana e PD janë deputetët Ervin Salianji, Gent Strazimiri, Edi Paloka, Klevis Balliu, Flamur Noka, Grida Duma.
Ndërsa nga ana e Lëvizjes Socialiste janë Floida Kërpaçi, Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari.
Sigal