Por jo vetëm kaq, pasi gjatë fushatës ata kanë lëvizur me makinat e tyre, por karburantin e kanë pagur sërish qytetarët. 15 mln lekë të vjetra kanë shkuar për rimbursim karburanti. Ndërkohë 22 mln lekë kanë shkuar për rimbursim telefoni. Por shuma më e madhe ka shkuar për pagat. Edhe pse në fushatë Kuvendi ka qenë i kyçur, ata kanë vijuar të paguhen, duke marrë secili nga afro 3 mln lekë
Edhe pse muaji prill ishte muaj fushate, kjo nuk i ka penguar deputetët të përfitojnë nga statusi special që u jep ligji. Kuvendi ka publikuar të dhënat e shpenzimeve gjatë muajit prill dhe rezulton se 29 deputetë kanë marrë dieta, me vlera mjaft të larta. Bëhet fjalë për dieta për udhëtime brenda vendit. Normalisht ligji ja u lejon në gjë të tillë, por bëhet fjalë për muajin prill. Në këtë periudhë Kuvendi ka qenë i kyçur dhe deputetët kanë bredhur nga njëri cep në tjetrin për fushatë, por rezulton se i paskemi pagur ne shpenzimet për të ngrënë dhe për të fjetur. Shumat variojnë nga 700 mijë lekë të vjetra deri në 1.2 mln lekë. Por jo vetëm kaq, pasi gjatë fushatës ata kanë lëvizur me makinat e tyre, por karburantin e kanë pagur sërish qytetarët. 15 mln lekë të vjetra kanë shkuar për rimbursim karburanti. Ndërkohë 22 mln lekë kanë shkuar për rimbursim telefoni. Por shuma më e madhe ka shkuar për pagat. Edhe pse në fushatë Kuvendi ka qenë i kyçur, ata kanë vijuar të paguhen, duke marrë secili nga afro 3 mln lekë. Në total janë rreth 400 mln lekë të vjetra që kanë shkuar për pagat. Pra ndryshe nga shumë kandidatë të tjerë që nuk kanë pasur mundësi të mbulojnë fushatën, ata që janë deputetë aktualë i kanë mbuluar shpenzimet nga taksat tona.
Shpenzimet për dieta gjatë prillit
- Aurora Mara, 124100 lekë
- Luan Baci, 111690 lekë
- Albana Vokshi, 74,460 lekë
- Zheni Gjergji, 130,305 lekë
- Lindita Metaliaj 124,100 lekë
- Nustret Avdulla 99,280 lekë
- Helidon Bushati 74,460 lekë
- Lefter Geshtenja 74,460 lekë
- Mesila Doda 78,183 lekë
- Gazment Bardhi 85629 lekë
- Flamur Hoxha, 74,460 lekë
- Dhurata Tyli 74,460 lekë
- Jorida Tabaku 78183 lekë
- Kastriot Pirolli 111,690 lekë
- Flamur Noka 74,460 lekë
- Merita Bakiu 111,690 lekë
- Sorina Koti 99280 lekë
- Arbi Agalliu 99,280 lekë
- Monika Kryemadhi, 74460 lekë
- Edmond Spaho 74,460 lekë
- Tritan Shehu 74460 lekë
- Petrit Vasili 74,460 lekë
- Saimir Korreshi 124,100 lekë
- Eralda Bano 124,100 lekë
- Ferdinant Xhaferaj, 111,690 lekë
- Emilja Koliqi 49,640 lekë
- Agron Gjekmarkaj 131,750 lekë
- Gëzim Ademaj 99280 lekë
- Andrea Mano 124100 lekë
TOTALI 2,762,671