Përgjimet e “Bild”, Kërpaçi: Asnjë hap pas për largimin e menjëhershëm të kësaj qeverie kriminale!

385
Sigal

Nga Floida Kërpaçi

Asnjë hap pas për largimin e menjëhershëm të kësaj qeverie kriminale!

Përgjimet e publikuara nga Bild tregojnë qartë se kë ka lejuar Rilindja të ulet në karriget e pushtetit! Qeveria e Ramës është ilegjitime, e nxjerrë nga blerja e votave nëpërmjet grupeve kriminale!

Opozita ka 100% të drejtë!
Një vend ku pushteti i sovranit i dorëzohet krimit nuk është kurrsesi vend me të ardhme evropiane, aspak demokratik dhe s’duhet të jetë vendi ku të pranojmë të jetojmë.

Qytetarët e thjeshtë po jetojnë si mos më keq; sepse rilindja mendon për ti shërbyer krimit.

Nuk ka progres dhe nuk krijohen vende pune; sepse ekonominë rilindja ja ka dorëzuar krimit që e solli në pushtet.

Çdo ditë me qindra të rinj Shqiptarë nisen jashtë në emigrim për shkak të situatës së rëndë treguar nga prestigjozja gjermane Bild!

Qytetarët shqiptarë nuk blejnë dot për të ngrënë, ndërkohë krimit i hapen dyert e shtetit për të përfituar pa të drejtë paratë e taksapaguesve përmes korrupsionit e favorizimit të paligjshëm.

E ardhmja është në duart tona dhe jo në ato të krimit!

Asnjë hap pas!