Përfundon numërimi i votave, ja kush është kryetari i PD-së në Përmet

Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave në PD-në e Përmetit. Mësohet se kryetari i ri i degës së PD në Përmet është zgjedhur Arson Lipe. Ky i fundit mori 81 për qind të votave në zgjedhjet për kryetar.

Njoftimi

NOA

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Përmet.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Përmet u shpall Arson Kleanthi Lipe me 81 % të votave

Vijon procesi i votimit dhe numurimit në degët e tjera vijon.