Zgjedhjet për kryetarët e degëve në PD/ Komisioni i Rithemelimit bën sqarimin për listat e votuesve

160
Sigal

Komisioni i Rithemelimit ka bërë një sqarim në lidhje me listat e votuesve për zgjedhjet për kryetar dege.

Ervin Minarolli thotë se listat zgjedhore të vëna në dispozicion të Komisioneve zgjedhore të degëve, janë listat e vitit 2019, të gjendura në bazën e të dhënave të PD.

Reagimi i Ervin Minarollit:

Lidhur me disa pretendime për listat e votuesve në zgjedhjet për kryetar në disa degë të PD, sqaroj si më poshtë:

Listat zgjedhore të vëna në dispozicion të Komisioneve zgjedhore të degëve, janë listat e vitit 2019, të gjendura në bazën e të dhënave të PD.

Kësaj liste i janë shtuar edhe pjesëmarrësit në referendumin e datës 18 dhjetor 2021 në të cilin votuan të gjithë anëtarët ndër vite që dispononin kartat e anëtarësimit të Partisë Demokratike.

Ftohen të gjithë ata që pretendojnë të kundërtën të sjellin përfaqësuesit për verifikimin e listave origjinale  në zyrën e organizimit të Partisë Demokratike dhe auditimin e procesit të votimit në degë.

Komisioni i Organizimit dhe i Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike do të garantojë transparencën e plotë të procesit zgjedhor.