PD vjen në pushtet zgjedhjet e ardhshme, Xhelal Mziu: Synojmë unifikimin e opozitës

10
Sigal

Të martën, deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu gjatë një interviste televizive hodhi poshtë zërat që flasin për ndonjë marrëveshje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. “Një bashkëpunim i opozitës dhe maxhorancës është absurde se në asnjë rrethanë qoftë dhe për votimin e ligjit për amnistinë u morën në konsideratë amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike dhe nuk ishte një amnisti që ndodhte për herë të parë. Më kryesorja është se ishte totalisht legale dhe e justifikuar, por kjo s’do të thotë se ne nuk e vazhdojmë betejën dhe nuk mund të konsiderohet bashkëjetesë e ngushtë mes pozitës dhe opozitës.” Ai komentoi edhe përpjekjet për zgjedhoren dhe tha se me ngritjen e komisioneve hetimore demokratët mbeten shpresëplotë që të gjendet një dakordësi ku të implementohen dhe problematikat e gjetura nga Partia Demokratike.“E rëndësishme është që është futur në axhendë deri në korrik për t’u mbyllur dhe rakordon me afatin kohor për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe ka një nëngrup që po merret me këtë nën çështje dhe kryefjala mbetet koalicionet parazgjedhore, vota e diasporës për të krijuar të gjitha standardet e nevojshme dhe së treti shtrëngimi i masave ndaj çdo shkelje apo cënimi të votës. Kemi opsion dhe listat e hapura pra: këto janë termat e përgjithshme kryesore që janë pjesë e kërkesave të opozitës për të gjetur zgjidhjen e tyre në kodin zgjedhor. Listat e hapura ngelen opsion, patjetër që e duam nuk ka ndonjë subjekt tjetër që është më i interesuar se ne për këtë. Për mua ngërçi kryesor janë lokacionet parazgjedhore dhe shtrëngimi i masave ndëshkuese ndaj çdo shkelësit të kodit zgjedhore. Synojmë unifikimin e opozitës dhe jemi të fokusuar maksimalisht në zgjedhjet e 2025 dhe jemi duke punuar për të imponuar me forcën e ligjit që të kemi një kod zgjedhor të barabartë për t;i dhënë të drejtën çdo votuesi sidomos atyre jashtë vendit dhe për të krijuar një maxhorancë pranverën që do vijë. PD do të vijë në pushtet në zgjedhjet e para që do bëhen.”