Anëtarisimi i Kosovës në KiE, Xhixho: Shpërblim për gjakun e derdhur të një populli të martirizuar

17
Sigal

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, përshëndeti sot vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet krenare për rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës.

“Krenare për rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës!”, nis postimin e saj Xhixho.

“Arritje historike, shpërblim për sakrificat dhe gjakun e derdhur të një populli të martirizuar për realizimin e ëndrrës europiane. Kosova europiane, realiteti më i bukur i rajonit tonë, dëshmi e vetëdijes tonë kombëtare që integrimin në familjen europiane e ka pasur gjithnjë prioritetin kryesor! Urime Kosovë”, përfundon Xhixho