Shi, stuhi dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

20
Sigal

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore, lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet lokalisht dhe në periudha afatshkurtra pritet të jenë me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore në verilindje pati reshje të dobta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

-në zonat malore 10 deri 15°C

-në zonat e ulëta 10 deri 19°C

-në zonat bregdetare 12 deri 18°C