“Urime Kosovës”- Ilir Meta përshëndet votimin e Asamblesë Parlamentare: Disa faqezinj u përpoqën ta pengojnë, por dështuan

17
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur votimin e Asamblesë Parlamentare që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Ilir Meta thotë se ky është një vendim historik dhe ditë e madhe për Kosovën, ndërsa thekson se “disa faqezinj u përpoqën ta pengojnë! Por dështuan, dhe prapë do të dështojnë!”

Reagimi i Ilir Metës

URIME KOSOVË! ❤️🇽🇰

Një vendim historik dhe ditë e madhe për Kosovën, vota në favor të aplikimit për t’u bashkuar me Këshillin e Europës.

Plotësisht e merituar dhe çertifikim i arritjeve të shkëlqyera, që e kanë bërë Kosovën një shembull në rajon për demokracinë funksionale, sundimin e ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, faktor paqeje dhe stabiliteti.

Faleminderit të gjithë deputetëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që votuan sot pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës!

Disa faqezinj u përpoqën ta pengojnë! Por dështuan, dhe prapë do të dështojnë!