PD, Tabaku: Veliaj mashtroi biznesin e vogël, rriti taksat për dy vjet me radhë

416
Partia Demokratike duket se nuk do të ndalet përditë duke akuzuar kandidatin e të mjatës për kryetar bashkie, Erion Veliaj për mashtrime. Përmes një deklarate për mediat, deputetja demokrate, Jorida Tabakua ka akuzuar Veliajn se ashtu si dy vjet më parë, çdo ditë Veliaj përsërit mashtrimet e premtuara ndaj biznesit të vogël. 
“Ditën e djeshme, Erioni ripërsëriti edhe një herë premtimet që dy vite më parë ai dhe shefi i tij i premtuan biznesit të vogël. Premtime që në këto dy vjet nuk janë mbajtur por që paturpësisht i përsëriten biznesit të vogël në prag të zgjedhjeve. Njësoj si dy vjet më parë, Erioni i premtoi biznesit të vogël uljen e taksave, megjithëse dy vjet në qeveri nuk pati asnjë nismë për të ulur taksat dhe tarifat për këtë biznes, përkundrazi 97% e shqiptareve patën rritje taksash. 
Dy vjet më parë, qeveria që premtoi rilindjen e ekonomisë u zotua se politikat fiskale do të ndërtohen në dakortësi me Këshillin Ekonomik Kombëtar. Deri më tani, të dy paketat fiskale të ndërtuara nga qeveria jo vetëm që nuk kanë dëgjuar zërin e biznesit por e kanë shpërfillur atë edhe kur ky zë u ka ardhur në formë amendamentesh. Të dhënat e INSTAT, flasin për përkeqësimin e klimës së biznesit. Të dhënat e Ministrisë së Financave për katër mujorin tregojnë se kemi rënie të pagesës së biznesit të vogël, nga paaftësia e qeverise. Ndërkohë që Heritage Foundation e ka ulur me 9 pozicione renditjen e vendit tonë në listën e të bërit biznes.
Erioni ne qeveri mbronte idenë qe rritja e taksave sjell rritje punësimi, por kjo solli rritje te papunësisë me 7% sipas vete INSTAT-it te qeverise. PD beson se ulja e taksave sjell punësim. Ndërkohë qe ne dy vjet nuk kane mbajtur asnjë premtim madje e ka zhytur vendin ne varfëri, kane rritur taksat dhe çmimet, kane detyruar mijëra biznese te mbyllen sot na riciklohen me te njëjtat premtime por me një ambalazh ndryshe”, deklaroi Tabaku.
Sigal