Kumanova/ Rama: Drejtësia gur në themelin për bashkëjetesë

388
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka përshëndetur deklaratën publike të Gjermanisë për hetim ndërkombëtar në lidhje me përleshjen e përgjakshme në Kumanovën e banuar nga shqiptarët që shënoi 22 viktima nga radhët e policëve dhe të grupit të armatosur.
“Mirënjohje Gjermanisë për kërkesën publike për hetim ndërkombëtar për Kumanovën! Drejtësia për Kumanovën gur në themelin e bashkëjetesës”, – shkruan Rama në Facebook.
Një ditë më parë, ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier gjatë takimit që pati me homologun shqiptar Ditmir Bushati, tha se është e nevojshme transparenca për sulmin me armë në “Lagjen e Trimave”. Po gjatë ditës së djeshme, Rama tha se Shqipëria do të vendosë veto për integrimin e saj në NATO nëse më parë nuk garantohet marrëveshje e Ohrit. 
Sigal