Partia Demokratike ka nisur të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit në KQZ. Kështu, PD i është drejtuar KQZ-së me një kërkesë për shpalljen e pavlefshme të rezultatit të dy kutive në Berat dhe rinumërim të tyre.
Ndërkohë, KQZ pritet të mblidhet ditën e mërkurë në orën 18:30 për të shqyrtuar kërkesën në fjalë.