PD, Duma: Oligarkët e Ramës kapin tenderat dhe zyrën e ankesave për tenderat

437
Sekretarja për marrëdhëniet për Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma, ka denoncuar sot kapjen e tenderave dhe zyrës së ankesave nga oligarkët e kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklarate për shtyp, Duma tha se korrupsioni i oligarkëve të Ramës ka prishur garën dhe konkurencën, dhe është i pranishëm në çdo zyrë e në çdo formë. Sipas saj deputeti Sadriu kap çdo tender kudo ku futet, nga ana tjetër i mbyll gojën kujtdo që mund të ankohet pasi ka kapur edhe KPP-në.
Deklarata e Dumës

Një prej oligarkëve të Edi Ramës, që kap tendera në cdo institucion është deputeti i tij Sadri Abazi, me kompaninë alko-impex. Dy ditë më parë, ne denoncuam një rast flagrant se si ai mori 780 milionë lekë nga Bashkia Librazhd me ndërmjetësin e tij Taulant Balla, që është komisari i kësaj zone, ndërkohë që të njëjtën pune ofertuesi i dytë do ta bënte me 250 milionë lekë më pak.
Korrupsioni i oligarkëve të Ramës ka prishur garën dhe konkurencën, dhe është i pranishëm në çdo zyrë e në çdo formë.
Dhe sikur të mos mjaftonte lidhja e ngushtë me kryeministrin, me shefin e përgjithshëm të tenderave, dhe lidhja me komisarët si Taulanti, këta oligarkë janë kujdesur të kapin dhe institucionet e prokurimit.
Faktet janë tronditëse dhe tregojnë tentakulat e kësaj hajdutërie, të vjedhjes së parave të shqiptarëve, që janë shtrirë kudo.
Kemi sot disa pyetje që kërkojnë përgjigje.
-A është sot një prej drejtuesve të kompanisë së Sadriut, funksionar i lartë i KPP, komisionit të prokurimeve publike?
-A ka lidhje përfaqësuesi ligjor i kompanisë së Sadriut, me një funksionare të lartë të KPP?
Komisioni i Prokurimeve Publike, është zyra kryesore ku shqyrtohen ankesat që kanë subjektet kur shohin shkelje apo padrejtësi.
Nga njëra anë, Sadriu kap çdo tender kudo ku futet, nga ana tjetër i mbyll gojën kujtdo që mund të ankohet pasi ka kapur edhe KPP-në.
Ky pra është korrupsioni i Edi Ramës.
Korrupsion që po shton luksin e oligarkëve dhe klientelës së tij e që po varfëron çdo ditë qytetarët e vendit.
Kjo është arseja pse qeveritarët dhe oligarkët majmen çdo ditë, shtojnë pasurinë e tyre, ndërsa çdo ditë e më shumë populli zhytet në papunësi, mjerim e varfëri.
Sigal